Në qytetin e Beratit vazhdojnë të ketë infektimi të reja të punonjësve në administratë në shkolla,institucione vendore,fasoneri e biznese private.
Vatra të reja infektimesh janë shfaqur sot në dy shkolla në qarkun e Beratit, ku rezultojnë të infektuar 1 mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Starovë dhe 1 nxënës në shkollën 9-vjeçare “28 Nëntori” në Berat.
Vatra të reja infektimesh janë shfaqur edhe në disa institucione vendore,në fasoneri si dhe në biznese private. Mes të infektuarve të sotëm regjistrohen: 2 operator në zyrat e “Info-Point” në bashkinë Berat, 1 punonjës në Drejtorinë e Transportit në Berat, 1 punonjës në një kompani sigurimesh, 1 student në Tiranë dhe 1 punonjëse në fasonerinë “Center Albania”.
28 raste të tjera rezultojnë të jenë raste kontakti familjare, mes tyre pensionistë dhe të papunë. 36 rastet e prekura me Covid-19 në qarkun e Beratit, të raportuara zyrtarisht sot nga Ministria e Shëndetësisë janë të shpërndara: 20 në Berat, 6 në Kuçovë, 6 në Urë-Vajgurore, 2 në Skrapar dhe 2 në Poliçan.
Aktualisht në qarkun e Beratit konfirmohen 914 raste aktive,ndërkohë që të shtruar në Repartin Covid-19 në Spitalin e Beratit janë 8 pacientë.