Është konfirmuar si pozitiv me koronavirus gjatë orëve të fundit një biznesmen nga Lushnja. Faxweb.al mëson se bëhet fjalë për një biznesmen 50-vjeçar nga zona e Karbunarës.
Burime bëjnë me dije se 50-vjeçari është merret me tregtimin e fruta perimeve.
Mësohet se 10 anëtarë të familjes së tij janë vetëizoluar në shtëpi pasi janë 2 kurora.
Personi i prekur ndodhet në shtëpi ndërsa familjarët tashmë gjithashtu do të qëndrojnë të izoluar derisa të dalin përgjigjet e tamponeve të marra.