Edhe Maqedonia e Veriut është ‘nën ethet’ e koronavirusit. Rastet me të infektuar janë shtuar edhe në Maqedoninë e Veriut.
Së fundmi raportohet se një fëmijë 2 vjeç nga Koçani ka rezultuar pozitiv për koronavirus. E ditur bëhet më tej se ai është shtruar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup.
Nuk janë dhënë informacione se si paraqitet gjendja shëndetësore e fëmijës 2-vjeçar të infektuar me koronavirus.
Kurse drejtori i spitalit të Koçanit, Aleksandar Serafimov ka treguar se stafi mjekësor ka respektuar të gjitha protokollet, kur ka vizituar fëmijën 2-vjeçar.
Po ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë thirrjet për të qëndruar në shtëpi, për të respektuar higjenën personale dhe distancimin social.