Një tjetër rast është konfirmuar me koronavirus në Fier.
Bëhet e situr se është infektuar një mësuese, e cila banon në lagjen “15 tetori”, tek pallati ku jeton çifti i moshuar Delliu, që janë konfirmuar më parë me COVID-19.
Burimet thonë se mësuesja, mund të ketë marrë infeksionin nga përdorimi i ashensorit.
Ekspertët kanë paralajmëruar se duhet shmangur sa më shumë përdorimi i ashensorit.