Grupi i dytë i stafit mjekësor i cili u nis pak ditë më parë në ndihmë të Italisë fqinje për përballimin e situatës pandemike ka filluar punë sot.
Ministrja jonë e shëndetësisë me anë të një statusi jep lajmin për fillimin e punës në spitalin e Marche teksa publikon edhe një foto të dy stafeve respektive.
“Nisin punën 60 infermierët e grupit të dytë të ekipit shqiptar, të cilët po ndihmojnë Italinë mike në këto ditë të vëshitara, në zonat ku ka më shumë nevojë për përballimin e situatës së shkaktuar nga #COVID19
Infermierët tanë po shërbejnë në Marche, në disa spitale ku trajtohen pacientët e prekur nga koronavirusi, krah kolegëve italianë”, shkruan Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë dhe ndan foto e mëposhtme.