12:44 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Inflacioni në gusht 2%, më i ulëti nga qershori 2021! Ja produktet që mbajnë rekord me rritje çmimesh

07:46 | 10/09/2024
në Ekonomi, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Inflacioni në gusht 2%, më i ulëti nga qershori 2021! Ja produktet që mbajnë rekord me rritje çmimesh

Rritja e çmimeve është frenuar dukshëm këtë vit pas valës që krijoi lufta në Ukrainë.

Sipas të dhënave të INSTAT ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin gusht 2024 është 2,0%, një vit më parë ky ndryshim ishte 4,0%. Ky ishte niveli më i ulët që nga qershori 2021.

Krahasuar me muajin gusht 2023, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 4,0%, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 3,9%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,6%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3,5%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,4%, “Shërbimi arsimor” me 2,2%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2,1%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,8%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,5%, “Shëndeti” me 1,4%, “Komunikimi” me 0,6%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 3,1%.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” patën një rritje me 5,5%, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 4,4%, “peshk” me 4,2%, “mish” me 3,1%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 2,9%, etj.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Gusht është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,86 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,29 pikë përqindje.

Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me +0,26 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,17 pikë përqindje, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,14 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,12 pikë përqindje, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,10 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,09 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,05 pikë përqindje, çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,02 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Transporti” me -0,19 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin Korrik 2024, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u rritën me 1,8%, pasuar nga “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,0%, “Veshje dhe këpucë” me 0,6%, “Pije alkoolike dhe duhan”, Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Komunikimi” me 0,4% secili, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,3% secili, “Shërbimi arsimor” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2% secili, “Shëndeti” me 0,1. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 0,7%./MONITOR

Etiketa: infacioniINSTAT
Pas

Vijimi i dialogut në Bruksel/ Lajçak sot në Beograd, zbardhet axhenda

Para

Vendi vakant për drejtor të Policisë së Shtetit, 7 ditë afat për të aplikuar!

Para
Vendi vakant për drejtor të Policisë së Shtetit, 7 ditë afat për të aplikuar!

Vendi vakant për drejtor të Policisë së Shtetit, 7 ditë afat për të aplikuar!

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Po punoj si deputet i Tiranës”/ Rama paralajmëron rregullore të re për ndërtuesit: Banorët mos të ndjejnë asnjë zhurmë, masa drastike!

“Tirana nuk është Teheran”/ Rama për aksionin e lirimit të hapësirave publike: Do hiqen të gjitha, ka nga ata që s’marrin vesh, por…

Avokati i Popullit nis hetimet për trajtimin e Erion Veliajt në paraburgim

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Booking”,Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, arrestohen 2 shtetase nga Kazakistani

Rama kritika gjyqtarit Balliu: Pallatin e konfiskuar në mes të Tiranës e kaloi në favor të ndërtuesit të paligjshëm

Ajola Xoxa për masën detyrim paraqitje, paraqitet në SPAK

Njeriu i Trump hyn në Gaza, Steve Witkoff do të inspektojë shpërndarjen e ndihmave humanitare për palestinezët

Divjakë/Ndezi zjarr në afërsi të rezervuarit të fshatit Kryekuq, dhe si pasojë u dogjën dhjetëra rrënjë ulliri, arrestohet 41-vjeçari

“Indeksi që rrëzon propagandën 12-vjeçare” – Tabaku: Shqipëria ka një krizë të sajuar nga vetë qeveria

Ankorohet në Portin e Durrësit anija luftarake turke e klasit ‘Bajraktar’, pjesë e misioneve të NATO-s! Largohet nesër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.