15:00 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Inflacioni zbret në nivelin më të ulët që para fillimit të konfliktit Rusi-Ukrainë

16:05 | 08/09/2023
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Inflacioni zbret në nivelin më të ulët që para fillimit të konfliktit Rusi-Ukrainë

Inflacioni, i cili mat ndryshimin e çmimeve të konsumit të një shporte mallrash të caktuar, ka shënuar një rënie tjetër gjatë muajit gusht.

Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Gusht 2023 është 4,0%, një vit më parë ky ndryshim ishte 8,0%.

Ky është niveli më i ulët i inflacionit, që nga shkurti 2022, përpara se të fillonte sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, që shkaktoi kaos në tregje dhe rriti çmimet e shumë produkteve. Në krahasim me tetorin 2022, kur u arrit niveli më I lartë që nga viti 1998, prej 8.3%, inflacioni është përgjysmuar.

Megjithatë, ushqimet, që zënë pjesën më të madhe të buxhetit të një familjeje vijojnë të mbeten të shtrenjta. Sipas INSTAT, ushqimet kanë ndikuar në më shumë se gjysmën e krijimit të inflacionit në gusht, duke u rritur me 7.8%, gjithsesi me ritme më të ngadalta se muajt e mëparshëm.

Më të shtrenjta janë dhe kafetë e restorantet me 5% më shumë, ndërsa ka vijuar ulja e karburanteve në raport me një vit më parë, megjithëse me bazë mujore ato po shtrenjtohen.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Gusht është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +2,78 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,44 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,43 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,23 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,20 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Veshje dhe këpucë” me +0,16 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,09 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” me +0,06 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,66 pikë përqindje.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore:

Krahasuar me muajin Gusht 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 7,8%, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 5,9%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 5,0%, “Veshje dhe këpucë” me 4,4%, “Argëtim dhe kulturë” me 3,9%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,7%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,2%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,3%, “Shërbimi arsimor” me 2,2%, “Shëndeti” me 1,3% dhe “Komunikimi” me 1,1%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 10,0%. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 20,8%, pasuar nga nëngrupet “mish” me 9,6%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 9,1%, “fruta” me 7,7%, “peshk” me 5,3%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 3,5%, “bukë dhe drithëra” me 2,3%, etj.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore:

Krahasuar me muajin Korrik 2023, çmimet e grupit “Transporti” u rritën me 2,8%, pasuar nga çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,1%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,4% secili, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,3%, “Shëndeti”, “Shërbimi arsimor” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2 % secili, “Komunikimi” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,1%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0,1%./Monitor.al

Pas

Rrjedh bombola e gazit, përfshihet nga flakët banesa në qytetin e Bajram Currit

Para

Samiti i G20/ Lavrov mbërrin në Nju Delhi – Moska akuzon Perëndimin për presion ndaj vendeve anëtare të grupit

Para
Samiti i G20/ Lavrov mbërrin në Nju Delhi – Moska akuzon Perëndimin për presion ndaj vendeve anëtare të grupit

Samiti i G20/ Lavrov mbërrin në Nju Delhi - Moska akuzon Perëndimin për presion ndaj vendeve anëtare të grupit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Incident në qendrën e votimit në Tiranë/ Shpallen të pavlefshme disa fletë votimi, ndërhyn policia, u kërkon vëzhguesve të dalin jashtë

Numërohen 96.1% e kutive/ PS e para me 82 mandate, PD 52! Socialistët thellojnë avantazhin me mbi 230 mijë vota

Berisha njoftoi protestë më 16 maj, reagon Rama

Mori peng 31-vjeçarin, vihet në pranga autori në Tiranë! Çfarë ndodhi mes tyre

Presidenti Begaj pret pjesëmarrësit e programit LEAD Albania: “Shqipëria ka nevojë për profesionistë si ju”

Numërohen kutitë e para për kandidatët në Rrogozhinë! Nga PD, më shumë vota marrin Lorenca Hoxha e Elton Roshi. Nga PS, udhëheq Orlando Rakipi

“Betejën ai që e nisi do ta bitisi”, Berisha i jep fund dilemës a do largohet nga PD

Harta mavi! Si e komentojnë qytetarët rezultatin? Shoqet ‘kundërshtare’ në bindjet politike: E dua Ramën, adhuroj Berishën

A do të japë dorëheqje? Berisha: Statuti do të respektohet, por…

Përmbushet profecia e “Baba Edit”, jo 78 por plot 85 mandate deri tani

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.