Prej dy ditësh në mediat botërore Presidenti amerikan Donald Trump akuzohet se i ka dhënë informacione të klasifikuara Rusisë.
Në një takim që ai ka pasur me ministrin rus Lavrov sipas Presidentit është diskutuar mbi çështje të ndjeshme po temat e takimit nuk kanë cënuar sigurinë amerikane.
E megjithatë debatet vijojnë. Për të shuar zërat ka menduar dhe presidenti rus Putin, i cili është shprehur se është i gatshëm që të dorëzojë bisedën e regjistruar.
Këtë deklaratë Putin e ka bërë gjatë një konference për shtyp në krah të kryeministrit italian. Ai tha se nëse kjo do ndihmonte ai do i publikonte këto informacione “top secret”.
Ishin senatorë demokratë ata që kërkuan që të zbardhej biseda e Trump me Lavrov, pasi Eashington Post publikoi një shkrim ku thuhej se manjati kishte shkëmbyer informacione sekrete me zyrtarin rus.
Vetë presidenti në reagimin e tij tha se ishte e drejta e tij për të ndarë informacione po kjo cështje trazoi politikën vendase duke sjellë në qendër të diskutimeve cështjen Russiagate. (E.K/SHUPLAKA)