Taksistët e liçensuar 4+1 në Shkodër në protestë sa i takon informalitetit në këtë fushë. Ata janë shprehur për mediat se edhe pse kanë protestuar disa herë, ende nuk është marrë asnjë masë nga policia apo krimi ekonomik
“Shërbimi taksi ka shumë probleme. E para është informaliteti, mjetet që shëbejnë pa dokumenta, pa licensë. Është i vetmi qytet që veprojnë makinat që shërbejnë taksi pa dokumenta. Kjo është skandaloze që ka grabëlluar qytetin. E gjithë qendra është e mbushur me mjete që bëjnë transportin publik pa licensë.
E dyta informaliteti brenda llojit. Ne kemi shkuar i jemi drejtuar bashkisë, nuk kemi marrë zgjidhje, kemi shkuar edhe te drejtori rajonal i tatim-taksave, kemi bërë shkresë për tu takaur me drejtorin e policisë, zotin Hodo, nuk na ka ardhur përgjigja” – u shprehën ata.