23:34 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Inicidenti në stacionin hekurudhor në Novi Sad, ministri serb Daçiç: Tre të plagosur janë në gjendje kritike

13:43 | 03/11/2024
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Inicidenti në stacionin hekurudhor në Novi Sad, ministri serb Daçiç: Tre të plagosur janë në gjendje kritike

Tre persona të plagosur pas shembjes së një strehe betoni mbi hyrjen e një stacioni hekurudhor në Novi Sad të Serbisë, janë në gjendje kritike për jetën, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, më 3 nëntor.

Ai i ka thënë Radiotelevizionit të Serbisë (RTS) se pasojat kanë qenë të mëdha, sepse streha e betonit ka qenë jashtëzakonisht e rëndë. Si pasojë e këtij incidenti, të ndodhur më 1 nëntor, kanë vdekur 14 persona.

Shkaqet e rrëzimit të strehës nuk dihen ende. Daçiç ka thënë se pesë persona do të merren në pyetje gjatë ditës lidhur me rastin, dhe që një ditë më parë janë intervistuar 26 persona tjerë, për të kuptuar kush është përgjegjës për atë që ka ndodhur.

 

Në mesin e të intervistuarve janë punëtorë të Ministrisë së Ndërtimtarisë, Transportit dhe Infrastrukturës, të udhëhequr nga Goran Vesiç.

Ndërtesa e stacionit kryesor hekurudhor në Novi Sad është hapur në korrik të vitit 2024, pas tre vjetësh të rindërtimit. Institucioni i hekurudhave serbe ka thënë në ditën e incidentit se streha e betonit që është shembur “nuk është rindërtuar dhe nuk ka qenë pjesë e renovimeve”.

Megjithatë, ekspertët deklarojnë se edhe ajo pjesë ka qenë subjekt i rindërtimit. Punimet për rindërtim janë kryer nga një konsorcium kinez. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, është zotuar të premten se do të ketë drejtësi dhe ka kërkuar ndëshkime të ashpra për përgjegjësit.

Etiketa: ivica dacicserbi
Pas

Akuzohet për shkelje të sigurisë, arrestohet ndihmësi i afërt i Netanyahut

Para

Gara për Shtëpinë e Bardhë, Viktor Orban: Fitorja e Trumpi detyron Evropën të rimendojë ndihmën për Ukrainën

Para
Gara për Shtëpinë e Bardhë, Viktor Orban: Fitorja e Trumpi detyron Evropën të rimendojë ndihmën për Ukrainën

Gara për Shtëpinë e Bardhë, Viktor Orban: Fitorja e Trumpi detyron Evropën të rimendojë ndihmën për Ukrainën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.