Që policia jonë ka problem këtë kemi filluar që të mos e vendosim prej kohësh në diskutim, po që kanë edhe problem edhe me profesionalizmin kjo shihet dita ditës.
Aspak e zakontë ka qenë rasti i sotëm ku gjashtë policë kanë mbajtur të bllokuar një të ri përreth një orë pranë “Zogut të Zi” në kryqytetet.
Djali që kishte dhe nënën e tij në makinë mundohet t’i sqarojë se nuk është kundravajtje pasi nuk ka tabelë, por policët ngulin këmbë në të tyren. Nga moment i parë deri në fund djali i ka filmuar policët dhe vërtetë që vetëm sjellje profesionale nuk kishte tek ata.
Me kalimin e minutave duket se si policët i humbin argumentat dhe thërresin ekspertin që të sqarohet nëse djali është apo jo kundravajtje.
Pasi kalon gati një orë dhe vjen eksperti, për habinë më të madhe del se djali kishte të drejtë dhe 6 policë që e kishin ndaluar ishin gabim. “Ik o djalë, faleminderit”, i thotë eksperti.
Fjalë këto që nuk kompesojnë një orë të çuar dëm të djalit dhe nënës së tij dhe aqë më pak “injorancën” e punonjësve të policisë. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post