Zv.kryetari i LSI, Luan Rama, ka kritikuar kryeministri Rama pasi ky i fundit me rastin e Ditës së Dëshmorëve ka shkruar në Facebook “Gëzuar 5 majin”
Deputetit i LSI-së, i ka kujtuar kryeministrit se 5 maji nuk është festë por është një ditë nderimi për ta ndaj fjala “gëzuar” është e pavdend.
Ndërkohë që veç kryeministrit, Luan Rama ka ironizuar dhe me zv.kryeministren e cila në një takim sot në Shkodër tha se ka lexuar librin “1001 yjet”, ku ka mësuar për dëshmorët, për datën e lindjes dhe të vdekjes së tyre!
Postimi i plotë
Injoranca nuk ka brirë!
Nderim, përulje, heshtje, krenari dhe solemnitet! Ky është “protokolli” i 5 majit, i ditës së përkujtimit dhe nderimit shtetëror, kombëtar e popullor të dëshmorëve të atdheut!
Mirëpo ja që edhe në këtë ditë të shenjtë, ku dhembja,nderimi, mirënjohja e krenaria për të rënët në altarin e lirisë së atdheut përbëjnë homazhin për ta, nuk mund të mungonin edhe episodet e injorancës si dëshmi hipokrizie e për të na risjellë në kujtesë shprehjen “injoranca nuk ka brirë”!
Shikoni postimin e Kryeministrit në profilin e tij ne facebook: shkruan “Gëzuar 5 majin!”
Po 5 maji nuk është festë more Kryeministri ynë që të na thuash gëzuar! Eshtë ditë përkujtimi për të rënët! Eshtë ditë nderimi për ta! E në një ditë të tillë fjala “gëzuar” është e pavend!
Ndaj mësoje që gëzuar thuhet në ditë feste apo gëzimi, jo në ditë përkujtimi!
E pas kryeministrin na shfaqet me gjithë kulturën e vet të të lexuarit edhe zëvendëskryeministrja, që paska në shtëpinë e vet librin e saj të vjetër “ 1001 yjet” ku ka lexuar e mësuar për për dëshmorët e Luftës!
Nuk është përrallë, është e vërtetë; zëvendëskryeministrja ka në shtëpi librin e vjetër “1001 yjet” ku ka lexuar dhe mësuar për dëshmorët, për datën e lindjes dhe të vdekjes së tyre!!!
Lexojeni statusin e Kryeministrit, dëgjojeni edhe fjalën e zëvendëskryeministres, po ju lutem mos qeshni!..
(M.Q/Faxweb)