06:23 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Inovacioni, udhëheqin shërbimet, bizneset e vogla më të shpejtat në zhvillimin e produkteve

08:00 | 02/07/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0

Shërbimet janë pararojë e inovacionit ku të dhënat zyrtare tregtinë se ndërmarrjet që përfshihen në këtë kategori kanë dhënë një fokus më të madh në këtë aspekt. Publikimi “Aktiviteti i inovacionit në ndërmarrje” i Institutit të Statistikave tregon se aktiviteti i inovacionit në ndërmarrjet e sektorit të shërbimeve ishte 46 %  ku ndërmarrjet në aktivitetin e Informacionit dhe Komunikacionit kanë rezultuar aktive në Inovacion me 67,3 %, ndërmarrjet në aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit me 52,7%.

Në total publikimi tregon gjatë periudhës 2020-2022, 42,9 % e ndërmarrjeve të vrojtuara kryen një aktivitet Inovacioni. Krahasuar me të dhënat e vrojtimit të mëparshëm të inovacionit me periudhë referuese 2018-2020, aktiviteti i inovacionit u rrit me 6,3 % (nga 36,6 % në 42,9 %.

Por si qëndron inovacioni në sektorë të tjerë përpos shërbimeve?

Sipas INSTAT në sektorin e Industrisë aktiviteti i Inovacionit rezulton me 39,3 % ku ndërmarrjet në aktivitetin e Energjisë elektrike, furnizimi me gaz, avull dhe ajër të kondicionuar kanë rezultuar aktive në Inovacion me 44,4 %, në Industrinë Përpunuese me 42,0 %. E fundit në listë është industria nxjerrëse me 18 për qind.

Gjetjet e INSTAT nënvizojnë se ndërmarrjet në sektorin e industrisë shënojnë një rritje më të lartë në aktivitetin e inovacionit me 7,2 pikë përqindje ndërsa ndërmarrjet në sektorin e shërbimeve shënojnë një rritje me 5,0 pikë përqindje krahasuar me të dhënat e periudhës së mëparshme.

“Aktiviteti i inovacionit rezultoi më i pranishëm në grupin e ndërmarrjeve të mëdha, me mbi 250 të punësuar me 66,5 %. Gjithashtu sipas madhësisë së ndërmarrjeve, vihet re se ndërmarrjet e vogla (10-49 të punësuar) kanë pësuar rritje të ndjeshme në aktivitetin e inovacionit me 7,4 pikë përqind rritje. Gjatë kësaj periudhe bizneset e vogla kanë zhvilluar produkte inovative më shpejt se ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha” nënvizon INSTAT.

Përqindja më e lartë e ndërmarrjeve që zhvilluan inovacione produktesh, inovacione procesesh dhe inovacione produktesh dhe procesesh së bashku rezultuan në sektorin e Shërbimeve./MONITOR

Pas

Shuhet kolosi i letrave shqipe, Ismail Kadare/ Sot dhe nesër ditë zie kombëtare. Flamujt në gjysmështizë. Homazhet mbahen në TKOB

Para

Horoskopi për ditën e sotme, 2 korrik 2024

Para
Horoskopi për ditën e sotme, 2 korrik 2024

Horoskopi për ditën e sotme, 2 korrik 2024

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.