Edi Paloka ka folur për emisionin “Kjo Javë” në News 24 dhe ka theksuar se për impaktin që ka marrëveshja Rama-Basha tha se marrëdhëniet e Ramës me Metën s’kanë qenë asnjëherë me qetësi e dashuri.
“Marrëdhëniet e Ramës me Metën s’kanë qenë asnjëherë me qetësi e dashuri, se kemi pasur kreun e qeverisë që kërkonte ta fuste në burg kreun e partisë aleate. S’kanë pasur kurrë marrëdhënie të mira. Kur partitë e vogla futen në një koalicion marrin më shumë mandate se kur hyjnë vetëm, kemi dëgjuar që gjatë bashkëqeverisjes së tyre Rama donte ta fuste në burg Metën ”, tha Paloka. (J.V/Shuplaka)