08:25 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Inskenimi i policisë”, flet aktivisti Zirkon Disha: Si u ‘ftuan’ protestuesit të futeshin brenda institucionit

17:35 | 28/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Inskenimi i policisë”, flet aktivisti Zirkon Disha: Si u ‘ftuan’ protestuesit të futeshin brenda institucionit

Aktivisti Zirkon Disha ishte i ftuar në studion e Fax News, ka folur për protestat e ditëve të fundit të opozitës. Ai është shprehur se ka  marrë pjesë në këto protesta dhe ka parë nga afër se si janë keqtrajtuar qytetarët nga polica, pasi sipas tij policia u është kundërpërgjigjur qytetarëve në mënyrë të dhunshme dhe kriminale duke i helmuar me gaz kimik i cili ka pasoja të rënda për shëndetin.

“Kam qenë në dy protestat e fundit më tepër për ta mbështetur dhe për të parë se çfarë do të ndodhë. Është një e drejtë e qytetarëve për të protestuar, ndoshta ka pasur edhe persona të dhunshëm, nuk duhet thënë se kaluan vijën e kuqe, por thjesht tentuan t’i afrohen institucionit.

Reagimi i policisë ishte i dhunshëm, kordoni u ça sepse policia u tërhoq për ti ftuar qytetarët të futeshin në kryeministri.

Protesta te Parlamenti ishte më e dhunshme në raport me mënyrën se si iu kundërpërgjigj policia qytetarëve ku u hodhi gaz neouro paralizues Css. Ky gaz hidhet vetëm në rast se do të paralizosh terroristët. Ajo që ndodhi te Parlamenti ishte vërtet një akt kriminal, sepse ky gaz arrin të helmojë deri në rreth 3 km”.

I pyetur se kush duhet të nisë hetimet lidhur me këtë rast, Disha është shprehur se:

“Prokuroria duhet të nisë një hetim për të parë nëse janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore. As në luftë nuk përdoren  këto mjete sepse njihen si armë kimike, ndërsa Policia e Shtetit i ka përdorur ndaj qytetarëve”.

Aktivisti Disha ka komentuar edhe qëndrimin e ndërkombëtarëve që mbajtën sot në raport me opozitën.

“Të them të drejtën nga memorja ime, ndërkombëtrët kanë qenë gjithmonë në krah të qeverisë, ata sic duket kërkojnë një stabilitet fallco, asnjëherë nuk i japin të drejtë opozitës. Në maj do të jenë zgjedhje në Parlamentin Europian dhe pritet të mos ketë shumë të zgjedhur nga e majta dhe pritet të ndryshojë raporti dhe ndërkombëtarët të jenë më realistë. Në Shqipëri duhet të vendosin vetë qytetarët, ndërkombëtarët gjithonë do të mbajnë anën e qeverisë. Qytetarët duhet të reagojnë gjithmonë, nuk duhet të lejojnë që për 4 vjet një qeveri të bëjë çfarë të dojë”- u shpreh aktivisti Zirkon Disha.

Etiketa: protesta e opozitesZirkon Disha
Pas

A do të dialogoni me qeverinë nëse e kërkon Meta? Ja si përgjigjet Nora Malaj

Para

Akuzohet për kurrupsion dhe mashtrim, nis hetimi për një nga kryeministrat më të fuqishëm në botë

Para
Akuzohet për kurrupsion dhe mashtrim, nis hetimi për një nga kryeministrat më të fuqishëm në botë

Akuzohet për kurrupsion dhe mashtrim, nis hetimi për një nga kryeministrat më të fuqishëm në botë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shirat e mesnatës ndihmojnë në shuarjen e zjarreve në Drenovë, situata tashmë nën kontroll

Sarandë/ Vuri zjarr në kodrat e fshatit Borsh, arrestohet piromani

Ukraina zgjeron prodhimin ushtarak, Zelensky: Duhet t’i kundërvihemi forcave ruse

Merz pranon kritikat: Evropa duhet të kishte bërë më shumë për mbrojtjen, me SHBA po përpiqemi t’i japim fund luftës në Ukrainë

Netanyahu konfirmon arritjen e armëpushimit në Siri: Kemi krijuar një politikë të qartë

Mavijosjet në dorë dhe ënjtja në këmbë, Shtëpia e Bardhë sqaron gjendjen shëndetësore të Trump

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.