13:35 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Inskenoi grabitjen dhe alarmoi policinë, 29-vjeçarja: Burri s’ma varte, doja t’i tërhiqja vëmendjen

16:29 | 29/12/2016
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Inskenoi grabitjen dhe alarmoi policinë, 29-vjeçarja: Burri s’ma varte, doja t’i tërhiqja vëmendjen

“Në shtëpi nuk ka ndodhur asnjë grabitje. Gjithçka e sajova vetë, pasi nuk kisha marrëdhënie të mira me burrin dhe doja t’i tërhiqja vëmendjen. Sapo ai doli nga shtëpia unë hodha disa rroba në dysheme, mora një shumë lekësh dhe i fsheha në dhomën e gjumit të vjehrrës. Pastaj u vetëlidha në karrige dhe u afrova të dera, i rashë me këmbë që të dëgjonte ime vjehrrë”.

Kjo është dëshmia e Dalina Azunit, gruaja e cila pak muaj më parë ngriti në këmbë policinë, pasi lajmëroi se në shtëpinë e saj në Pinet të Ndroqit kishin hyrë grabitësit. Në fillim ajo u tha se grabitësi kishte hyrë nga dritarja dhe e kishte kapur prej flokësh, por nuk kishte mundur ta fiksonte këtë person.

Policisë nuk ju desh shumë kohë të kuptonte se nuk bëhej fjalë për një ngjarje kriminale, por ishte vetë 29-vjeçarja që e kishte sajuar historinë.

Në dëshminë dhënë para hetuesve edhe bashkëshorti i 29-vjeçares, Indrit Azuni ka shpjeguar se ditën e ngjarjes ndodhej në treg për të shitur prodhimet e tij dhe kur u kthye gjeti nënën në lot dhe gruan të frikësuar.

“Nga larg pashë që dritat e shtëpisë ishin ndezur. Kur hyra gjeta nënën që qante, edhe fëmijët qanin, gruaja dridhej. Nëna bërtiste “medet paratë”. Pashë që njerëzit ishin mirë dhe u shkova tek vendi ku kisha futur lekët që fitoja nga shitja e perimeve. Më mungonin 630 mijë lekë të vjetra. Pas kësaj njoftova policinë”, ka rrëfyer ai.

Por pavarësisht gjithë këtyre ngjarjeve, që ngjajnë me një skenar filmi, çifti i ka normalizuar marrëdhëniet, pasi burime të prokurorisë pohuan se vazhdojnë jetesën sëbashku. (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: 29-vjecarjaburrigrabitjekarrikevemendje
Pas

“No women, no drive”, video që po bën xhiron e botës për të drejtën e femrës

Para

Skemat kriminale të Balilit, trafikonin drogën me kamion të ngarkuar me portokalle

Para
Si u vonua dosja e Klement Balilit, përplasja Manjani-Tahiri

Skemat kriminale të Balilit, trafikonin drogën me kamion të ngarkuar me portokalle

Discussion about this post

 



Të Fundit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump propozohet nga Pakistani për Nobelin e Paqes

Dronët iranianë godasin Izraelin në një depërtim të rrallë të mbrojtjes ajrore

Dështon sërish konstituimi për të 35-tën herë i Kuvendit të Kosovës. Seanca e radhës do të mbahet pas 48-orësh

Emri/ Vihet në pranga 32-vjeçari në Elbasan, vodhi në bashkëpunim me një person tjetër një celular. Në kërkim autori tjetër

Shkeljet ligjore me votën e Diasporës, PD i kërkon KQZ-së të bëjë transparente masat e marra ndaj përgjegjësve që administruan procesin zgjedhor (VIDEO)

Elbasan/Finalizohet operacioni policor “Night”: Në pranga një autor, në kërkim bashkëpunëtori

Gjimnazi “Sulejman Elezi” në Laknas, Manastirliu: Kushte moderne mësimi, biblioteka, hapësira të gjelbra dhe terrene sportive

5 anëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit vriten në sulmet izraelite në Khorramabad

U ekstraduan nga Dubai 2 ditë më parë, lihen në burg 3 anëtarët e grupit të Talo Çelës

Aksident në Sarandë, plagosen dy të rinj (Emrat)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.