11:07 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Inskenoi vdekjen e tij, ekstradohet në Shqipëri Davide Pecorelli

11:51 | 08/05/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Inskenoi vdekjen e tij, ekstradohet në Shqipëri Davide Pecorelli

Është ekstraduar drejt Shqipërisë biznesmeni italian Davide Pecorelli, i cili më herët kishte tronditur autoritetet dhe opinionin publik me inskenimin e vdekjes së tij.

Në janar të vitit 2021, Pecorelli u zhduk në një fshat të Pukës, ku u gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës ndodheshin mbetje skeletore. Ngjarja ngriti dyshime të forta dhe çoi në hetime të gjera, të cilat zbuluan disa muaj më vonë, në shtator, se Pecorelli ishte gjallë dhe ndodhej në Itali, duke e shndërruar rastin në një prej mashtrimeve më të bujshme të kohëve të fundit.

Në prill të vitit 2024, Gjykata e Shkodrës e dënoi Pecorellin me 4 vite burg për veprat penale të mashtrimit, zjarrvënies dhe kalimit të paligjshëm të kufirit. Pas një procesi ligjor që kaloi fillimisht në Gjykatën Italiane të Apelit, vendimi për ekstradimin e tij mori vulën përfundimtare nga ministri italian i Drejtësisë, Carlo Nordio.

Biznesmeni është marrë në dorëzim në aeroportin e Rinasit nga Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe është shoqëruar drejt institucioneve shqiptare të ekzekutimit të vendimeve penale, ku do të vuajë dënimin e dhënë.

Në një reagim për mediat italiane gjate procesit gjyqesor per ekstradimin e tij nga Italia drejt Shqiperise qe u vendos qe ai te ekstradohej nga ministria e Drejtesise Italiane, Pecorelli shprehu shqetësimin e tij personal: “Vendimi i ministrit më befason. E pranoj, por jam seriozisht i shqetësuar për katër fëmijët e mi, dy prej të cilëve janë të mitur, babai im 90-vjeçar dhe vëllai im 60-vjeçar, të dy me aftësi të kufizuara. Po mendoj të mos apeloj në TAR të Lacios, duke qenë se probabiliteti i ulët i suksesit, preferoj të shkoj në Shqipëri.”

Etiketa: davide pecorelli
Pas

Vota e diasporës, 161 899 zarfe me fletëvotimi të mbërritura në KQZ

Para

Rama ironizon Berishën: Thashë se ia hoqën vërtet damkën, qenkej nga ato talljet e Bufit me lukuninë e Kënetës

Para
Rama ironizon Berishën: Thashë se ia hoqën vërtet damkën, qenkej nga ato talljet e Bufit me lukuninë e Kënetës

Rama ironizon Berishën: Thashë se ia hoqën vërtet damkën, qenkej nga ato talljet e Bufit me lukuninë e Kënetës

 



Të Fundit

Sulm masiv i Rusisë ndaj Ukrainës, qindra dronë dhe raketa godasin përgjatë natës

Durrës/Operacioni “Bicycle 3”, arrestohet 36-vjeçari që vodhi 8 biçikleta në qytet

Koçiu ndan këshilla për të përballuar të nxehtin e verës

IAEA: Irani mund të rifillojë pasurimin e uraniumit brenda disa muajsh

Lushnjë/ Arrestohet një autor dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori për vjedhjen e 4 motomjeteve elektrike në biznes

Anija “Oriku” e Forcës Detare, pjesë e stërvitjes rajonale “ADRION LIVEX 25”

Situata e zjarreve në vend/ 58 vatra zjarri në 24 orët e fundit, Tirana dhe Fieri zonat më të prekura

Konflikti në Lindjen e Mesme, paralajmëron kreu i IAEA: Irani mund të rifillojë ndërtimin e një bombe bërthamore brenda pak muajsh

Vala e të nxehtit pushton Evropën/ Alarme të kuqe në disa shtete, temperatura mbi 40°C dhe frikë nga zjarret

Rama ndan pamjet nga rruga Zgosht – Ura e Çerenecit: Lidh zonat malore të Librazhdit me Dibrën, i jep ‘frymë’ zhvillimit lokal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.