Inspektorati Qendror së bashku me Inspektoratin Shëndetësor të Tiranës, ka kryer inspektime online pranë disa bizneseve në kryeqytet. Gjate insepektimit në terren ishte i pranishëm edhe inspektori i Përgjithshëm Shkëlqim Hajdari, i cili theksoi se bizneset duhet të kërkojnë nga trupat e inspektimit që procedurat të kryhen në formë ligjore sipas rregullave, në të kundërt për këta inspektorë do të merren masa.
Përmes faqes online të Inspektoratit Qendror, sipërmarrjet kanë mundësi të kontrollojnë dokumentet që kërkohen nga inspektorët në rastet e inspektimeve online.
Për administratoren e një biznesi fason në kryeqytet kjo procedure e re shkurton kohë.
Po kështu çdo akt inspektimi, apo shkelje do të raportohet në kohë reale në institucionin qendror duke e bërë atë të pandikueshëm, pasi askush nuk ndërhyn dot për të favorizuar palët. Inspektori i Përgjithshëm thekson se kjo mënyrë synon që brenda qershorit inspektimet online të shtrihen në të gjithë vendin, shkruan një portal online. (J.V/Shuplaka)