08:14 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Inspektori i Lartë i Drejtësisë takim pune në KLP, Metani: Koordinimi institucional i shërben cilësisë së drejtësisë

14:16 | 16/12/2024
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Inspektori i Lartë i Drejtësisë takim pune në KLP, Metani: Koordinimi institucional i shërben cilësisë së drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani zhvilloi një takim pune në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ku u prit nga anëtarë të KLP-së, këshilltarë ligjorë dhe përfaqësues të Njësisë Mbështetëse të Komisioneve të Këshillit.

Në qendër të bashkëbisedimit ishte trajtimi i sfidave që lidhen me komunikimin institucional dhe forcimi i mëtejshëm i sinergjisë së bashkëpunimit mes dy institucioneve për një sistem drejtësie efikas e më të qëndrueshëm.

Duke shprehur kënaqësinë për këtë takim, Metani vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm mes Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke theksuar se dialogu i vazhdueshëm mbetet instrumenti kyç për përmbushjen e misioneve të dy institucioneve.

“Institucionet e drejtësisë në tërësi, por mbi të gjitha Këshillat (KLGJ e KLP) dhe ILD, duhet të flasin në të njëjtën gjuhë. Për t’i ardhur në ndihmë njëri-tjetrit dhe gjithë sistemit në tërësi është thelbësore të tregojmë bashkëpunim dhe sinergji në adresimin e problemeve. Ndarja dhe respektimi i pushteteve është dimensioni i rëndësishëm për të ruajtur integritetin dhe figurën e institucioneve. Institucionet tona janë të pavarura, të pavarura edhe në vendimmarrje, por duhet të flasim të njëjtën gjuhë vlerash, të transmetojmë të njëjtën fryme vlerash, mbi të cilat u ngrit reforma në drejtësi dhe mbi të cilat, bazohet shteti i së drejtës.”, tha mes të tjerash Metani.

Pjesë e diskutimeve ishin edhe inspektimet tematike dhe ato institucionale, normimi i disiplinës në punën e magjistratëve, si dhe trajtimi i rasteve, që kërkojnë ndërhyrje emergjente.

Në takim u theksua nevoja për të krijuar një standard të përbashkët për normimin e raporteve mes drejtuesve të prokurorive/gjykatave dhe magjistratëve, duke tejkaluar çështjet, që ligji nuk i qartëson, me profesionalizëm dhe bashkëpunim institucional.

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë e falënderuan Metanin për angazhimin e tij, duke vlerësuar marrëdhënien mes dy institucioneve si korrekte dhe të bazuar në respektimin e ligjit.

Ata theksuan rëndësinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi për të ruajtur besimin e publikut dhe standarde të larta etike e profesionale.

Ky takim pune mes ILD-së dhe KLP-së shërbeu për të reflektuar angazhimin e përbashkët për një sistem drejtësie transparent dhe të drejtë.

Etiketa: KLP
Pas

Përfundimi i mandatit të Holta Zaçajt, shtyhet sërish seanca në Gjykatë Kushtetuese

Para

BE-ja miraton sanksione të reja ndaj Rusisë, përfshin edhe entitete kineze

Para
BE-ja miraton sanksione të reja ndaj Rusisë, përfshin edhe entitete kineze

BE-ja miraton sanksione të reja ndaj Rusisë, përfshin edhe entitete kineze

Discussion about this post

 



Të Fundit

Investimet publike në ngërç: Bashkitë realizojnë vetëm 5% të planit vjetor në tremujorin e parë

Zelensky: Rusia ende nuk e ka dorëzuar memorandumin e premtuar

Horoskopi për ditën e sotme, 30 maj 2025

Shtëpia e Bardhë shpreson që Rusia dhe Ukraina të zhvillojnë bisedime në Stamboll javën e ardhshme

Parashikimi i motit për sot, data 30 maj 2025

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.