Prej disa minutash rezulton se Instagram është jashtë funksionit, pasi ka probleme me serverin. Rrjeti social nuk hapet në destop, ndërsa në celular nuk mund të behët as një veprim.
Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një problem të momentit, apo diçka serioze i është kanosur rrjetit që është në pronësi të Facebook.
Problemet vijnë në një kohë të vështirë për Instagram. Dy themeluesit e kompanisë u larguan në ditët e fundit mes zërave se ata nuk ishin dakord me Facebook rreth asaj se si duhet të drejtohet kompani, e megjithatë nuk mendohet se ky zhvillim ka të bëjë me problemin e hasur sot.
Kjo rënie e serverit të Instagram ka hapur jo pak panik në radhët e përdorusve, që i druhen pse jo dhe ndodnjë hakerimi të mundshëm të të dhënave të tyre.
(E.K/FAXWEB.AL)