Përdoruesit e rrjetit social ‘Instagramit’ janë ndeshur me një panikk të madhë mbremjen e sotme.
Për pak minuta ‘Instagrami ndaloi së funksionuari dhe në momentin që çdo kush e klikonte për të hyrë në llogarinë e tij shkruhej: “Couldn’t refresh feed”.
Sipas “DoënDetector”, një shërbim që monitoron problemet në rrjet, më shumë se 2000 persona kanë raportuar probleme brenda 10 minutave.
Raportimet kanë ardhur nga Evropa, Shtetet e Bashkuara dhe Azia. Probleme të tilla janë të rralla në fakt për Instagramin, por kur ke qindra milionë përdorues, çdo defekt i vogël ka ndikim të madh.