Kur na ndajnë katër ditë nga zgjedhjet e 30 Qershorit, armata online e socialistëve ka shpërndarë masivisht një video, me arsyet e tyre se pse qytetarët duhet t’iu bashkohen të dielën, qendrave të votimit.
Në një video ku sipas tyre dëshmohen arritjet në Tiranë, i është bashkëngjitur zëri i Neritan Cekës, i cili mallkonte pak ditë më parë, këdo që zgjidhte të votonte në 30 Qershor.
Nismës #unë votoj i është bashkuar dhe Endri Fuga, kështilltari për mediat i Edi Ramës, i cili shkruan: Instagramin jam perpjekur ta mbaj sa me privat, por votimi te Dielen eshte eshte dicka qe prek secilin prej nesh, familjet tona. Sepse Shqiperia nuk mund te ece perpara me mallkime, por me pune. Prandaj te Dielen.
E njëjta video është shpërndarë dhe nga Edi Rama dhe të tjerë drejtues në PS, ndërsa kryeministri i vendit ka ironizuar Cekës duke shkruar: (zëri në këtë video është i intelektualit, profesorit, ambasadorit, komentatorit dhe faktorit n.c)
Ndërkohë kujtojmë se në rrjetet sociale prej disa ditësh është ndërmarrë nisma #edhe unë, ku intelektualë, aktivistë dhe qytetarë të ndryshëm, janë shprehur për bllokimin e votimeve njëpartiake të dielën e 30 Qershorit.
Kjo nismë është përqafuar nga mjaft shkrimtarë, pedagogë dhe aktivistë. (lexo edhe ketu)
(E.K/Faxweb.al)