Gjatë vitit 2024 është rritur numri i personave që janë akuzuar për krime të ndryshme. Sipas një raporti të INSTAT, gjatë këtij viti, 40,057 qytetarë kanë shkelur ligjin, duke shënuar një rritje me 1.4 % krahasuar me vitin paraardhës.
6,604 prej tyre rezultojnë përsëritës të krimeve. 93,7% e tyre janë meshkuj, ndërsa grupmosha me më shumë krime është ajo nga 30-44 vjeç.
Në vitin 2024, janë evidentuar gjithsej 32.653 vepra penale, 3,5 % më pak, krahasuar me vitin 2023;
Numri i autorëve të dyshuar për vepra penale në vitin 2024 arriti në 40.057, me një rritje prej 1,4 %, krahasuar me vitin paraardhës:
Në vitin 2024, janë regjistruar 17.761 persona të dëmtuar, 4,3 % më shumë, krahasuar me vitin 2023.
Numri i procedimeve penale të regjistruara në vitin 2024, është 24.912, me një rritje prej 3,4 %;
Në vitin 2024, janë regjistruar 13.167 persona të pandehur, 5,7 % më pak, krahasuar me një vit më parë.
Sipas te dhenave nga INSTAT, numri i të burgosurve në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale është 4.491, 13,1 % më pak, krahasuar me vitin 2023.
Sipas raportit të INSTAT gjatë vitit të shkuar ka patur rritje të numrit të krimeve siç janë ato kibernetike, vrasjet, vjedhjet, dhuna seksuale, përndjekja apo shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor ndërsa sipas INSTAT, është ulur numri i të akuzuarve për veprat të tjera penale.
Grupmosha 21-29 vjeç ka numrin më të lartë të të burgosurve, ndërsa personat nën 20 vjeç dhe mbi 60 vjeç kanë numrin më të ulët të të burgosurve.