10:05 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

INSTAT: Në 2016-n, paga reale në shtet ra për herë të parë në 16 vjet

09:32 | 28/07/2017
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
INSTAT: Në 2016-n, paga reale në shtet ra për herë të parë në 16 vjet

Rritja e pagës reale në sektorin shtetëror në vitin 2016 ishte negative, për herë të pare, tw paktwn që nga viti 2000, kur INSTAT raporton këto të dhëna.

Sipas INSTAT, në 2016-n, ndryshimi i pagës reale ishte -0.4%. Paga mesatare në shtet për vitin 2016 ishte  54,488 lekë, nga 54,000 lekë vitin e mëparshëm. Në vlerë nominale, paga mesatare është rritur me 488 lekë ose 0.9%. Por, duke pasur parasysh ndryshimi mesatar vjetor të çmimeve të konsumit, prej 1.3%, ndryshimi i pagës reale është negative (-0.4%). Kjo nënkupton se edhe pse kanë pasur të ardhura pak më të larta, buxhetorët realisht kanë blerë më pak mallra dhe ushqime, për shkak se ato kanë qenë më të shtrenjta në krahasim me një vit më parë.

Teksa pagat e buxhetorëve nuk janë rritur, ata janë favorizuar nga fakti që edhe inflacioni (ndryshimi i çmimeve) ka qenë minimal në vitin 2016. Me 1.3%, ndryshimi vjetor i inflacionit ka qenë më i ulëti që nga viti 2000, kur ai ishte zero.

Në vitin 2015, rritja reale e pagës ishte zero, për shkak se ndryshimi i pagës me +1.8% ishte i njëjtë me normën e inflacionit.

Në 2014-n rritja e pagës reale ishte vetëm 0.1%.

Pagat u rritën me shpejtësi nga viti 2000 deri në 2009-n, më pas ato u ngadalësuan për shkak se vendi filloi të ndjejë pasojat e krizës globale dhe ekonomia u ngadalësua, por edhe se baza ishte tashmë më e lartë, duke ulur përqindjen e rritjes.

Tre vitet e fundit qeveria zgjodhi të ndjekë politikën e konsolidimit fiskal, duke ngrirë rritjen e pagave në shtet, që rifilloi vetëm nga marsi 2017. Madje 2016-a rezulton viti i parë kur pagat nuk arritën të indeksoheshin as me normën e inflacionit./Monitor

 

Pas

Tentoi të rrëmbejë të miturën në Bulqizë, arrestohet 42-vjeçari

Para

Pranga 52-vjeçarit në Tiranë, nga pakujdesia dogji 2 hektar bimësi

Para
Pranga 52-vjeçarit në Tiranë, nga pakujdesia dogji 2 hektar bimësi

Pranga 52-vjeçarit në Tiranë, nga pakujdesia dogji 2 hektar bimësi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ish-ambasadori izraelit: Irani mund të sulmojë Amerikën dhe ta detyrojë të hyjë në luftë

Sapo kishte dalë nga burgu për vrasje, kush është 27-vjeçari i arrestuar sot në Pogradec? Makina e tij e ‘mbushur’ me armë, para dhe drogë

Kapet ‘mat’ duke shitur doza kokaine në tabakinon e tij, arrestohet 43-vjeçari në Lushnjë

Alarm në Melbourne, makina përplaset në një qendër tregtare të mbushur me njerëz

Sulme ajrore precize, ndërhyrje detare dhe mbrojtje ajrore! Çfarë përmban një grup sulmi për transportuesit e avionëve të Marinës Amerikane?

U shfaq në koncert me flamurin e Hezbollahut, reperi i grupit Kneecap del para gjykatës në Londër

Osmani: Kosova është e vendosur për kapituj të rinj të bashkëpunimit me Hungarinë

Krimi godet sërish në Meksikë, një tjetër Kryebashkiake dhe bashkëshorti i saj qëllohen për vdekje jashtë shtëpisë

Sulmi më i egër i Rusisë mbi Kiev nga 2022, 21 të vdekur

Sulme ajrore precize, ndërhyrje detare dhe mbrojtje ajrore! Çfarë përmban një grup sulmi për transportuesit e avionëve të Marinës Amerikane?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.