INSTAT ka publikuar të dhënat e tremujorit të parë të 2021-shit, ku ekonomia është rritur me 5.5% në krahasim me një vit më parë, ku vendi dukshëm vuajti pasojat e pandemisë së shkaktuar nga Covid 19.
Sektorët që kanë pasur rritjen më të madhe janë: Industri, Energji dhe Uji me + 2,56 pikë përqindje, Ndërtimi me +1,09 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me + 0,97 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,58 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,35 pikë përqindje.
Njoftimi i plotë i dhënë nga INSTAT:
Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e parë të vitit 2021 vlerësohet me rritje prej 5,53 %, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2020.
Kontribut pozitiv kanë dhënë degët: Industri, Energji dhe Uji me + 2,56 pikë përqindje, Ndërtimi me +1,09 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me + 0,97 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,58 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,35 pikë përqindje, Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me +0,20 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me + 0,14 pikë përqindje, Bujqësi, Pyje dhe Peshkim me +0,01 pikë përqindje.
Negativisht kontribuan aktivitetet: Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me -0,20 pikë përqindje, Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me – 0,14 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuan negativisht me – 0,02 pikë përqindje.