11:38 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

INSTAT publikon shifrat: Vetëm ndërtimi e hotelet kanë punë, dobët tregtia dhe industria

08:44 | 15/12/2017
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Në 2050 Shqipëria me 86.5% të popullsisë në qytet

INSTAT ka publikuar sot statistikat afatshkurtra për aktivitetin e shërbimeve dhe prodhimit për tremujorin e tretë, që janë treguesi më i hershëm i Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Të dhënat tregojnë se sektori që po shënon ecuri më të mirë është ai i lidhur me turizmin: hotelet dhe agjencitë e udhëtimit. Ecuri pozitive kanë edhe aktivitetet e shërbimeve. Ndërsa sektori i tregtisë është ngadalësuar, siç rezultoi dhe nga Indeksi i tregtisë me Pakicë i publikuar dje po nga INSTAT. Në rënie janë edhe telekomunikacionet.

Në prodhim, ecuri të mirë ka vijuar të reflektojë ndërtimi dhe energjia, ndërsa sektori i industrisë është ngadalësuar dukshëm.

Shërbimet
Treguesit kryesorë tremujorë mbi shërbimet, përfshijnë aktivitetet ekonomike: tregti, transport, magazinim dhe postë; hotele; informacioni dhe komunikacioni; aktivitete të arkitekturës dhe inxhinierike dhe agjenci udhëtimi.

Në sektorin e tregtisë, indeksi i shitjeve neto në volum u rrit 1,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky tregues i përshtatur sezonalisht shënoi rënie 0,2%, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Në aktivitetin transport, magazinim dhe posta, i cili përfshin transportin hekurudhor të mallrave, detar, ajror, magazinimin dhe aktivitetin postar, në tremujorin e tretë 2017, Indeksi i shitjeve neto në volum u rrit 4,5%, krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht shënoi rënie 2,6%.

Në sektorin e hoteleve, Indeksi i shitjeve neto në volum u rrit 17,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht shënoi rritje 2,5%.

Në aktivitetin informacion dhe komunikim, i cili përfshin aktivitetin e publikimit, telekomunikacionit si dhe shërbimet e teknologjisë së informacionit, Indeksi i shitjeve neto në volum u ul 2,2%, krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Ky tregues i përshtatur sezonalisht shënoi rritje 3,3%, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Në aktivitete arkitekture dhe inxhinierike, i cili përfshin aktivitete arkitekturore dhe inxhinierike, aktivitete të kontrolleve dhe analizave teknike, Indeksi i shitjeve neto në volum u rrit 13,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht shënoi rritje 4,9%.

Në aktivitetin agjenci udhëtimi, Indeksi i shitjeve neto në volum u rrit 24,4%, krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht shënoi rritje 19,4%.

Prodhimi
Në aktivitetin Ndërtim, Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 19%, krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht u ul me 3,4%.

Në industri, indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 2,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky tregues i përshtatur sezonalisht shënoi rënie 4,9%, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Në aktivitetin Energji elektrike, gaz, avull indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 21,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky tregues i përshtatur sezonalisht u rrit 15,5% krahasuar me tremujorin paraardhës./monitor/

 

Pas

Zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore e vdekjes së Adela Xhamanit: Ia shkaktoi sëmundja e rrallë e zemrës

Para

S’përmbahet Taulant Balla, gazetares ‘’Live” në emision: ‘’Hë mi zemër”. Lala e bën ta tërheqë mbrapsht

Para
S’përmbahet Taulant Balla, gazetares ‘’Live” në emision: ‘’Hë mi zemër”. Lala e bën ta tërheqë mbrapsht

S'përmbahet Taulant Balla, gazetares ‘’Live” në emision: ‘’Hë mi zemër”. Lala e bën ta tërheqë mbrapsht

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump: Ushqimi në Gaza vidhet, vetëm SHBA po ndihmon

Në bashkëpunim me ENFAST dhe autoritetet italiane, arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

SPAK përfundon hetimet për UBT: 28 të pandehur për tenderat e Universitetit Bujqësor

Kultivonte kanabis mes parcelës, arrestohet në flagrancë në Lezhë

Vajza 19-vjeçare e zhdukur në Peru gjendet e vrarë dhe e copëtuar

Tepelenë: Arrestohen Babë e Bir për Kultivim të 194 Bimëve Kanabis

Situata e Zjarreve në Shqipëri: 9 Vatra në 24 Orët e Fundit, Rreziku Mbetet i Lartë

Rrëzimi i Avionit të Air India: 270 Viktima, SHBA dhe BE Shprehin Shqetësim për Hetimet

Partia Socialiste merr pjesë në Kongresin Zgjedhor të SPD, mbështetje për reformat dhe integrimin

Kurti: Serbia Mund të Nxisë Incidente gjatë Vidovdanit në Gazimestan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.