12:22 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

INSTAT: Shqipëria, vendi me numrin më të lartë të vdekjeve foshnjore në Europë dhe Rajon

13:45 | 26/12/2017
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dërgojnë foshnjën në spital, mjekët zbulojnë shenja dhune, shqiptari rreh gruan

Tremujori i tretë i këtij viti ka qenë një tregues demografik në rënie në lidhje me numrin e lindjeve, e ndërsa numri i vdekje është rritur.

“Numri i lindjeve për tremujorin e tretë 2017, rezulton 7.203, duke shënuar një rënie me 20,7 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2016.

Numri i vdekjeve për tremujorin e tretë 2017 rezulton 4.853, duke shënuar një rritje prej 3,7 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Gjatë tremujorit të tretë 2017, numri i lindjeve tejkaloi me 2.350 numrin e vdekjeve.

Shtesa natyrore e popullsisë, për tremujorin e tretë 2017, pasqyron një rënie me 46,7 %, në krahasim me tremujorin e tretë

Shtesa natyrore e popullsisë, në tremujorin e tretë 2017, për 12 qarqet e Shqipërisë, regjistron vlerën më të lartë në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 1.068 numrin e vdekjeve. Me shtesë natyrore të lartë paraqitet qarku i Durrësit, me 374 lindje më shumë se vdekje, pasuar nga qarku i Elbasanit me 321 lindje më shumë se vdekje. Në tremujorin e tretë 2017, shtesa natyrore regjistron vlerë negative vetëm në tre qarqe (Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë). Vlera më e ulët është regjistruar në qarkun e Gjirokastrës, ku numri i vdekjeve tejkalon me 56 numrin e lindjeve,”- shkruan INSTAT.

Lindjet, shuhen rrethet rritje vetëm Tirana

Numri më i ulët i lindjeve regjistrohet në qarkun e Gjirokastrës, 112 lindje, me një rënie prej 42,3 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2016.

Numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës me 2.271 lindje, të cilat shënojnë rënie me 18,5 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2016.

Të gjitha qarqet e vendit pësuan rënie të numrit të lindjeve në tremujorin e tretë 2017, krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Rënien më të madhe të numrit të lindjeve, gjatë kësaj periudhe, e paraqet qarku i Gjirokastrës me 42,3 % dhe qarku i Vlorës me 32,6 %.

Vdekjet në rritje

Numri më i madh i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 1.203 vdekje, me një rritje prej 7,8 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2016.

 Numri më i vogël i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Kukësit, me 118 vdekje, me një rritje prej 20,4 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2016. Rënia më e madhe e numrit të vdekjeve në krahasim me tremujorin e tretë 2016, është regjistruar në qarkun e Gjirokastrës me 9,2 %.

 Në tremujorin e tretë 2017, gjithashtu, me rënie të numrit të vdekjeve paraqitet qarku i Vlorës me 4,5 %, qarku i Lezhës me 4,3 %, qarku i Durrësit me 3,7 % dhe qarku i Korçës me 2,7 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2016./monitor/

Etiketa: foshnjalindjeshqiperivdekje
Pas

“Është vetëm fillimi”, paralajmërimi i Manjanit: Po lahen hesapet, ndryshojnë padronët e drogës

Para

”Na ka humbur kryeministri”, Nikoll Lesi thirrje urgjente Presidentit Meta

Para
”Na ka humbur kryeministri”, Nikoll Lesi thirrje urgjente Presidentit Meta

''Na ka humbur kryeministri", Nikoll Lesi thirrje urgjente Presidentit Meta

Discussion about this post

 



Të Fundit

Murtaja/ Ministria e Bujqësisë: 4 vatra në vend! 716 bagëti të prekura, 25 të ngordhura. Ndalohet tregtimi në tregjet e kafshëve të gjalla

Zhdukja e Jan Prengës, vijon rigjykimi në Apelin e GJKKO për kopshtarin e ‘Golden’

Balluku: Doganat shqiptare, pjesë kyçe e rrugës drejt Unionit Evropian

E moshuara nga Kosova po rrezikonte mbytjen

Indi, avioni me 242 persona në bord rrëzohet gjatë ngritjes, përplaset me godinat e banuara

I dënuar në Itali për krime seksuale/ Pranga 50-vjeçarit në Elbasan, pritet ekstradimi

Aksion në Fushë-Krujë, kontrolle në Nikël dhe disa zona të tjera

34-vjetori i themelimit të PS, Balla: Mirënjohje për kontribuesit ndër vite dhe Kryetarit Rama për lidershipin e fitoreve historike

Dosja Partizani/ Caktohet data, ja kur do të paraqiten në GJKKO Sali Berisha, dhëndri i tij dhe 3 të pandehurit e tjerë

Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës kundrejt Bashës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.