18:36 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

INSTAT: Ulet raporti i import-eksporteve mes Shqipërisë dhe Italisë

13:50 | 19/03/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
INSTAT: Ulet raporti i import-eksporteve mes Shqipërisë dhe Italisë

Tiranë, më 17 Mars 2023: Në Shkurt 2023 eksportet e mallrave arritën vlerën 38 mld lekë, duke u rritur me 2,8 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u ulur me -8,9 %, në krahasim me Janar 2023. Importet e mallrave arritën vlerën 69 mld lekë, duke u rritur me 1,1 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 19,4 %, në krahasim me Janar 2023. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 31 mld lekë, duke u ulur me -0,8 %, krahasuar me Shkurt 2022 dhe duke u rritur me 93,2 %, në krahasim me Janar 2023.

Në këtë dymujor eksportet e mallrave arritën vlerën 80 mld lekë, duke u rritur me 11,2 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 128 mld lekë, duke u rritur me 3,2 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 47 mld lekë, duke u ulur me 8,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022. Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve: Gjatë muajit Shkurt 2023, në rritjen e eksporteve prej 2,8 %, pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +2,6 pikë përqindje, Ushqime, pije, duhan” me +2,0 pikë përqindje, dhe “Tekstile dhe këpucë” me +1,2 pikë përqindje. Ndërsa grupet: që kanë pasur ulje janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -1,9 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -1,0 pikë përqindje.

Eksportet, gjatë këtij dymujori janë rritur me 11,2 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +5,3 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me 2,4 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +2,1 pikë përqindje. Grupi që kanë pasur ulje vjetore të eksporteve, është: “Produkte kimike dhe plastike” me -0,9 pikë përqindje.

Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të importeve: Gjatë muajit Shkurt 2023, në rritjen e importeve prej 1,1 %, krahasuar me Shkurt 2022, kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +5,4 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me +1,0 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me +0,8 pikë përqindje. Ndërsa grupet: që kanë pasur ulje janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -3,8 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -2,0 pikë përqindje dhe “Ushqime, pije, duhan” me -1,1 pikë përqindje.

Si dymujor, importet janë rritur me 3,2 %, krahasuar me dymujorin e parë 2022. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve, janë: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +4,9 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me +1,4 pikë përqindje dhe “ Tekstile dhe këpucë” me +0,4 pikë përqindje. Grupet që kanë pasur ulje vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -2,2 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1,5 pikë. Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere Në muajin Shkurt 2022, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Shkurt 2022 janë: Greqia (92,6 %), Spanja (640,3 %) dhe Austria (34,6 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (1,2 %), Kosova (20,4 %) dhe Gjermania (30,9 %). Gjatë këtij dymujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Greqia (87,1 %), Kosova (2,8 %) dhe Maqedonia e Veriut (61,2 %). Ndërsa vendi me të cilin eksportet kanë pasur uljen më të madhe, është: Italia (2,6 %), Gjermania (23,8 %) dhe Kina (27,3 %). Në muajin Shkurt 2023, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe te importeve, janë: Italia (0,9 %), Kina (63,5 %) dhe Gjermania (8,1 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe të importeve, në krahasim me Shkurt 2022 janë: Turqia (0,9 %), Greqia (19,7 %) dhe Maqedonia e Veriut (10,9 %).

Gjatë këtij dymujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Gjermania (11,4 %), Kina (46,2 %) dhe SHBA (50,8 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (5,0 %), Turqia (2,6 %) dhe Greqia (14,3 %).

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 61,5 %, të gjithë tregtisë. Në Shkurt 2022, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 76,9 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 52,9 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (31,6 %), Kina (8,1 %), Turqia (7,5 %) dhe Greqia (7,2 %). Shkëmbimet tregtare, për dymujorin e parë 2023, me vendet e BE-së zënë 59,4 % të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar – Shkurt 2022, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 72,7 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51,1 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (29,6 %), Turqia (7,4 %), Kina (7,3 %) dhe Greqia (7,1 %).

Pas

Media italiane: Korrupsion dhe terror, mbi 40 banda shqiptare veprojnë në të gjithë Evropën

Para

Ministri i Jashtëm i Vatikanit vizitë 3-ditore në Shqipëri, zgjedh Mirditën për ditën e diel

Para
Ministri i Jashtëm i Vatikanit vizitë 3-ditore në Shqipëri, zgjedh Mirditën për ditën e diel

Ministri i Jashtëm i Vatikanit vizitë 3-ditore në Shqipëri, zgjedh Mirditën për ditën e diel

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau ish-partneren në Itali

Tragjedi e dyfishtë në Modena: Babë e bir humbin jetën në pak orë

Trump konfirmon pjesëmarrjen në finalen e Kupës së Botës për Klube, FIFA hap zyrë në Trump Tower

Kancelari Merz: Gjermania po përmirësohet, do të vazhdojmë me guxim dhe besim

Policia franceze bastis selinë e partisë Fronti Kombëtar në Paris

“Jam i tronditur”, kryeministri Kurti kërkon hetim të plotë pas vdekjes së 27-vjeçarit nga dhuna policore

Një vit burg për Karlo Ançelotin! Ish-trajneri i Realit dënohet nga gjykata spanjolle për evazion fiskal

Fusha e Maliqit pa ujë për vaditje, fermerët detyrohen të hapin puse privatisht

Spiropali nisi vizitën zyrtare në Bullgari me takimin me Kryeministrin Jeliazkov: Bullgaria mbështet përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë që la në fuqi masën “arrest me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, reagon Erion Veliaj

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.