E ftuar në emisionin “Natë me Xhaxhiun” mbrëmjen e sotme ka qenë Eda Gemi kandidate për deputete e Greqisë në Parlamentin Evropian. Nën sloganin “Institucionalisht Ne”, Gemi është shprehur e entuziazmuar dhe nuk ka ngurruar të thotë se ka pasur mbështetje të gjerë për kandidaturën e saj me “Lëvizjen për Ndryshim” , jo vetëm nga partia të cilën përfaqëson, e cila i ka dhënë dritën jeshile kandidaturës së saj, jo vetëm nga intelektual dhe miq në Greqi, vendi në të cilin ajo ka zhvilluar karrjerën dhe ka dhënë kontributin e saj prej kohësh, por edhe nga vëndi amë, Shqipëria, siç ajo thotë.
Gemi shprehet se për kandidaturën një mbështetje të madhe i kanë dhuruar ambasadorja shqiptare në Greqi, Adriana Obdari si dhe komuniteti shqiptar aty. Ajo thotë se: “Profile im nuk ka të bëjë vetëm me shqiptarët pavarësisht sepse zhvilluar në Shqipëri. Mirpo edhe suporti i Shqipërisë ka qenë. Ambasadorja jonë në Athinë është treguar jashtëzakonisht pozitive. Ajo është vërtet afër nesh, komunitetit pa asnjë lloj interesi. Pa nxjerrë këtej ndonjë lloj teorie konspirative sepse ne jemi pak…”
Në zgjedhjet Gemi shprehet se e ka filluar vonë fushatën, pasi zgjedhjet janë në maj, por sipas saj “në kohën e rrjeteve sociale pret që gjërat të shkojnë pozitivisht pasi ka goxha mundësi për ti artikuluar dhe shprehur mendimet”. Në zgjedhjet për PE, Gemi do të votohet nga të gjithë ata shtetas me të drejtë vote brenda shtetit grek, por edhe shtetasit grek jashtë Greqisë, që jetojnë në vendet europiane.
Përsa I përket pikave të saj të forta për të fituar zgjedhjet, me fushatën që tashmë ka nisur, Gemi shprehet se: “Ka disa nivele.. dhe ky është një rast interesant për tu diskutuar, fillimisht për faktin se jam emigrante e dorës së parë. Në Greqi është hera e parë që në listat e partive të mëdha përfshihet një emigrante, ndërsa nga minoritetet e tjera siç është Thraka etj. Ka patur edhe më herët.”
Ajo e quan këtë, “një moment shumë të veçnt, si një pikë takimi midis të shkuarës edhe të tashmes të prespektivës europiane, jo vetëm të Ballkanit pore dhe të gjithë Shqipërisë. Kjo sepse vetë prezenca ime në lista është simbolikë e këtyre ujrave që duhet të na lidhin duke pasur si vision dhe prespektivë një komunitet politico-ekonomik të përbashkët.”
Si pikë të fortë në kandidim ajo cilëson edhe faktin që është femër. Sipas saj: “ Nuk është e lehtë të jeshë edhe emigrante edhe femër në vende si vendet tona ku ka disa paragjykime të caktuara”. Si dhe pikë tjetër e fortë e saj, ajo shprehet se është edhe “ana intelektuale si eksperte me studime përkatse, çka e bënë shumë të orjentuar drejtë një institucioni mbikombëtar siç është BE”.
E pyetur se çfarë e bëri atë të veçantë që të kandidohej, ajo shprehet se: “ Është shumë i veçantë momenti për shqiptarët, flas tani për komunitetin shqiptarë i cili është masiv në Greqi dhe qëllimi jonë kryesor është ta sjellim atë drejt meje. Mirëpo jo vetëm afër meje por edhe kandidatëve të tjerë shqiptar, që janë në nivel për zgjedhjet parlamentare si zoti Fatos Malaj etj, apo edhe shumë shqiptar të tjerë që kandidojnë në nivel local, sepse zgjedhjet për PE janë në të njëjtën ditë me zgjedhjet locale. Kështu që kemi një grupim të madh do të thoja, të cilët do të mobilizojnë shqiptarët. Kështu që ky është me të vërtetë një moment historik”.
Përveçse për kandidaturën e saj në Parlamentin Europian, për të cilën ajo është shprehur se ka patur mbështetje të gjerë, temë e diskutimit për mbrëmjen e sotme kanë qenë edhe disa nga studimet e Gemit të bëra përsa i përket çështjes së emigracionit.
Sipas Eda Gemit emigracioni shqiptar ndryshon nga llojet e emigracionit të ndodhura në vendet e tjera. Ajo shprehet se masiviteti i saj gjatë viteve 1990-1991 ka qenë global dhe se emigracioni shqiptar është unik. Ajo shprehet se: “Ekzistojnë tre faktorë të cilat e cilësojnë atë si një rast “sui generis”.
Emigrantët shqiptarë, pjesa me e madhe e atyre u drejtua drejt vendeve fqinje Greqi, Itali. Ata nuk u shpërhapën apo të bënin kalime nga një shtet në tjetrin. Dhe po ashtu pjesa me e madhe e tyre, largimi i tyre ishte jo i rregullt, pa dokumenta.”
Ajo shprehet se ajo që ka ndikuar duke i bërë emigrantët shqiptarët ndryshojnë nga emigrantët e tjerë është edhe kriza ekonomike, ku pas së cilës, “35 -36 % e tyre mbetën të papunë dhe u kthyen në mbrapa në Shqipëri duke investuar këtu kryesisht në pasuri të paluajtshme si shtëpi, prona etj. Por ky kthim nuk është i qëndrueshëm”.
Discussion about this post