Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahir i cili doli në një nga audiopërgjimet e publikuara prej BILD ditën e djeshme duke folur me një fjalor aspak etik me Robert Agën, drejtor i Policisë së Dibrës dhe duke e përgëzuar për fitoren në bashkinë e Dibrës për zgjedhjet e 2016-s, ka reaguar duke kërkuar ndjesë publike.
Tahiri ka sqaruar se nuk ka marrë pjesë në procesin zgjedhor dhe se biseda nuk kishte lidhje me shitblerje votash. Gjithashtu ai ka ‘paralajmëruar’ njerëzit që të mos gënjehen nga ata që “dje u vranë shpirtin dhe të ardhmen” dhe sot kanë hedhur lëkurën e qingjit.
Postimi i plotë:
“Ndjese cdo qytetari per fjalorin aspak te pershtatshem qe u degjua ne nje bisede private ku merrja pjese.
Shume nga keta qe bejne moral ne politike, media e portale, fjalorin e atille e shume me teper se aq e kane te shkruar ne balle ne vendime qeverise, ne akte publike a sjellje te perditshme, perseri c’u degjua prej meje nuk perputhet kerkund me vlerat qe duhet te tregojme, qofte edhe ne jeten a bisedat private.
Perpos kesaj, biseda nuk ka lidhje aspak me vjedhjen e votave, blerjen e zgjedhjeve apo cdolloj manipulim tjeter, e po keshtu asnje veprim i imi, ne nje fushate si ajo e Dibres ku nuk kam marre pjese asnje dite, ne cilendo menyre.
Perkundrazi, agresoret e atehershem me arme ne brez edhe ne zgjedhjet e Dibres, sot kane veshur lekure qingji e duan te te rrjepin te gjalle.
Ndaj mos harro kurre! Ata qe bejne moral sot, te kane vrare shpirtin e trupin dje! Ata qe bertasin sot per moral, te kane vjedhur ne xhep dje.
Ata dje e skuthat sot, duan ende te te vrasin shpirtin e te te vjedhin keq e me keq, bashke me te ardhmen e femijeve!
Ndjese sinqerisht per fjalorin!”