18:24 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Institucionet, 770 milionë euro dëm ekonomik dhe efekt negativ në buxhet nga parregullsitë

07:08 | 30/05/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Institucionet, 770 milionë euro dëm ekonomik dhe efekt negativ në buxhet nga parregullsitë

Institucionet publike i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm ekonomik prej 13 milionë eurosh në të ardhura dhe shpenzime, ndërkohë që efekti negativ për shkak të parregullsive është shumë më i lartë.

Sipas llogaritjeve të bëra nga institucioni suprem i auditit, këto parregullsi kanë pasur efekt negativ prej 88.5 miliardë lekësh, apo 756 milionë euro. Në total dëmi nga këto dy elemente është rreth 770 milionë euro.

KLSH ka sqaruar se dëmi ekonomik i referohet detyrimit të shpërblimit monetar të një individi ose subjekti që i shkaktohet entit shtetëror të audituar në lidhje me veprime ose mosveprime në cenim të disiplinës financiare dhe kuadrit rregullator përkatës.

Kurse efekti negativ në performancën e subjekteve nën auditim u referohet efekteve negative të konstatuara në administrimin e fondeve publike dhe menaxhimit me ekonomicitet, eficiencë dhe efektivitet të fondeve publike.

Fushat me shkeljet më të larta

Nëse u referohemi të dhënave të publikuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, fusha e parë ku ka pasur shkelje tek të ardhurat dhe kategorizuar si dëm ekonomik është ajo e shitjes, blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore.

Ndërkohë sa i takon dëmit ekonomik në shpenzime, fusha që mban rekordin është ajo e investimeve dhe pas saj vijnë pagat, sigurimet dhe shpërblimet.

Edhe tek efektet negative për shkak të parregullsive, fusha me shkeljet më të mëdha në grupin e të ardhurave është ajo e shitjes, blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore, ndjekur nga zbatimi i legjislacionit tatimor në qeverisjen lokale.

Në grupin e shpenzimeve, pjesën më të madhe e mban kategoria “të tjera”, ndjekur nga shpenzimet për investime dhe pas saj shpenzimet operative.

Shkeljet e konstatuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk i përfshijnë të gjithë institucionet e administratës publike por vetëm ato që janë audituar sipas programit të parashikuar. Referuar raportit vjetor gjatë vitit 2022, auditimet janë zhvilluar në 205 subjekte.

Ato kanë përfshirë institucione të qeverisjes qendrore: ministri dhe agjenci përfshirë: drejtori qendrore dhe rajonale në varësi të tyre; njësi të vetëqeverisjes vendore: qarqe dhe bashki; institucione që administrojnë fonde speciale: ISSH dhe FSDKSH, institucione të pavarura; shoqëri aksionare me kapital shtetëror në të cilën shteti ka mbi 50% të aksioneve, apo projekte me financim të huaj.

Sipas KLSH në institucionet e audituara gjatë periudhës janar – dhjetor 2022, KLSH ka adresuar gjithsej 5,420 rekomandime, nga të cilat: 52 propozime për përmirësime ligjore; 3,283 masa organizative; 1,047 masa disiplinore dhe administrative, 352 masa për shpërblim dëmi dhe 686 masa për efekte negative në buxhet. MONITOR

Pas

Jeni gjithmonë të stresuar? Këto ushqime do ju ndihmojnë të qetësoheni

Para

Një ditë pas tensioneve në Veri, policia e Kosovës dhe KFOR pozicionohen në Zubin Potok

Para
Një ditë pas tensioneve në Veri, policia e Kosovës dhe KFOR pozicionohen në Zubin Potok

Një ditë pas tensioneve në Veri, policia e Kosovës dhe KFOR pozicionohen në Zubin Potok

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 55.5% e kutive të votimit në vend/ PS kryeson me 83 mandate, PD 51. Socialistët me 141 mijë vota diferencë

Numërohen 345 /508 kuti në Elbasan. PS forcon mandatin e 10-të, diferencë 28 mijë vota me PD

Mbyllet numërimi në Finiq, Partia Socialiste kryeson me 2511 vota

Numërohen 109 nga 139 kuti në Kukës/ PD në avantazh ndaj PS, siguron 2 mandate, socialistët 1

Numërohen 184 nga 275 kuti në qarkun e Beratit/ PS siguron 5 mandate, ja sa merr Partia Demokratike

Numërohen 261 nga 422 kuti në Korçë/ Kryeson Partia Socialiste me 6 mandate, ja sa merr PD

Numërohen 107/222 kuti në Dibër, PS thellon diferencën me mbi 5 mijë vota ndaj opozitës

Numërohen 151 nga 198 kuti në Gjirokastër/ Sa mandate sigurojnë PS dhe PD

Numërohen 237/405 kuti në Shkodër, PD kryeson me 5 mandate, PS merr 4, PSD 2

Garë e fortë në Lezhë, si bëhet ndarja e mandateve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.