00:29 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Instituti i Barcelonës për Shëndetin Global: Gati 50 mijë viktima rrezikohen nga i nxehti

12:45 | 14/08/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Instituti i Barcelonës për Shëndetin Global: Gati 50 mijë viktima rrezikohen nga i nxehti

Shifrat tronditëse të Institutit të Barcelonës për Shëndetin Global (ISGlobal) tregojnë se pasojat e të nxehtit në kontinentin e vjetër kanë qenë shumë më të rënda nga sa mund të dukej në pamje të pare.

Sipas përllogaritjeve të hulumtuesve spanjollë, mbi 47,000 persona vdiqën në Evropë për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta në vitin 2023 dhe vendet në jug të kontinentit vuajtën pasojat më të rënda.

Viti i kaluar ka qenë më i nxehti i regjistruar në botë. Ndërkohë që temperaturat vazhdojnë të ngrihen për shkak të ndryshimeve klimatike, europianët janë ata që po jetojnë në kontinentin me ngrohjen më të shpejtë në botë, duke u përballur me rreziqe në rritje për shëndetin.

Numri i vdekjeve në vitin 2023 – më i ulët sesa ai prej 60,000 vdekjesh të lidhura me nxehtësinë në vitin paraprak – do të kishte qenë 80% më i lartë po të mos ishin zbatuar masat e 20 viteve të fundit për të ndihmuar njerëzit të përshtaten me temperaturat në rritje, si sistemet e paralajmërimit të hershëm dhe përmirësimet në kujdesin shëndetësor, sipas raportit të qendrës kërkimore spanjolle të cituar nga VOA.

“Përfundimet tona tregojnë se gjatë këtij shekulli janë ndërmarrë hapa që shoqëria të përshtatet me temperaturat e larta, që kanë reduktuar në mënyrë dramatike pasojat e nxehtësisë dhe shkallën e vdekshmërisë, veçanërisht mes të moshuarve,” thotë Elisa Gallo, studiuese në ISGlobal dhe autore e studimit.

Studiuesit përdorën të dhënat e vdekjeve dhe temperaturës nga 35 vende evropiane. Ata vlerësojnë se 47,690 vdiqën nga shkaqe që lidhen me temperaturat e larta. Greqia, Bullgaria, Italia dhe Spanja ishin vendet me shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga nxehtësia.

 

To

Pas

Banda shqiptare në Irlandë, kapet me 10.5 milion euro

Para

Arrestohet në Sarandë turisti francez, drejtonte motorin në gjendje të dehur

Para
Arrestohet në Sarandë turisti francez, drejtonte motorin në gjendje të dehur

Arrestohet në Sarandë turisti francez, drejtonte motorin në gjendje të dehur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatikani zbardh bisedën e Papës me Putinin, ja çfarë i kërkoi Ati i Shenjtë presidentit rus

Arabia Saudite merr masa për të parandaluar vdekjet nga nxehtësia gjatë Haxhit 2025

Rusia sërish mesazh Vuçiçit: Serbia i kupton rreziqet e rënies së armëve të tyre në duart e Kievit

Treni përplas makinën në Gjermani, humb jetën shoferi

Çështja e detit, ministri Hasani flet për “Kathimerinin”: Të vendosur ta zgjidhim, pjesë e një dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv

Kremlini akuza Perëndimit për përfshirje në “sulme terroriste” ndaj civilëve në Rusi

ZYRTARE/ Xhuljo Tabaku rinovon kontratën me Vorën

Protesta në Sofje, kundër anëtarësimit në eurozonë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në Shqipëri

Milani mbush arkën, shet futbollistin më të mirë të sezonit, thyen edhe transferimin e Kaká

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.