Që prej ditës së premte, vendi është mbërthyer nga ngricat dhe temperaturat e ulta. Por, sipas Institutit të Gjeo-shkencave, temperatura më minimale mëngjesin e sotëm është shënuar në Vermosh në vlerën – 27 gradë celcius, duke shënuar temperaturën më të ulët në gjithë Shqipërinë.
Në qarkun Dibër raportohet se temperatura minimale ka arritur në vlerën – 26 gradë celcius.
Temperaturat e ulta kanë shkaktuar dhe ngrirjen e ujërave të lumit Drin.
Për sinpotikatët e diela është dita e fundit me temperatura kaq të ulta në vendin tonë. (A.R/SHUPLAKA)