Instituti i Studimeve Politike ka ndarë një informacion të rëndësishëm për Vettingun dhe mënyrën e aplikimit të saj në vendin tonë. Nga ajo që ndan ISP-ja për publikun, theksohet se ky proces mund të zgjasë deri në 10 vite që të jetë i ndershëm. Krahas informacionit përkatës ISP ndan edhe videon.
“Vettingu në drejtësi do të duhet të vijojë 5 deri në 9 vjet (përkatësisht në nivelin e parë dhe në nivelin e dytë) duke shpresuar se sistemi i ri pas 10 vitesh të jetë shumë më i ndershëm, më profesional dhe më efektiv sesa sistemi aktual. Po sa i njoh publiku organet e vettingut, përbërjen dhe mandatin e tyre? Instituti i Studimeve Politike (ëëë.isp.com.al) në kuadër të nismës “Reforma në drejtësi: me qytetarët dhe për qytetarët: nga ligjet tek jetësimi praktik”, ju prezanton informacionet infot mbi organeve të reja të vettingut. Ai tregon përmes informacionit dhe ilustrimeve se çfarë janë KPA (Kolegji i Posaçëm i Apelimit), KPK (Komisioni i Pavarur i Kualifikimit), IKP (Institucioni i Komisionerëve Publikë), OMN (Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit) dhe si funksionojnë ato? Mandatet, roli, përgjegjësia sot e në të ardhmen. Cili është bilanci i deritanishëm i vettingu dhe mbi të gjitha, cilat janë pritshmëritë për 2018-2019? Treguesit, arritjet, kritikat dhe sidomos, sfidat për më shumë shpejtësi, saktësi, transparencë., unifikim standardesh, depolitizim real, dhe shpresë se pas tyre vjen vettingu në politikë”, shkruan Instituti i Studimeve Politike krahas videos.