Gripi në Kosovë që nga muaji tetor i vitit të kaluar, e deri më datën 21.01 2018 , ka prekur 21 mijë e 350 raste të dyshimta ku prej tyre 3 mijë e 36 raste me infeksion respirator akut, dhe 54 raste sëmundje e rëndë respiratore akute.
Këto të dhëna kanë dalë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës.
Sipas zyrtarëve të këtij instituti aktualisht situata epidemiologjike është nën kontroll sa i përket gripit sezonal, por me gjendjen aktuale klimatologjike që po mbretëron në Kosovë, mundësia e rritjes së rasteve ekziston.