Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u largua pak orë pas mbërritjes në Bruksel për shkak të bllokadës që Kroacia po i bën integrimit të Serbisë në Bashkimin Europian. Kryeministri serb duhet të merrte pjesë në mbledhjen e së enjtes me BE-në ku pritej hapja e negociatave për anëtarësim.
Shteti kroat ka refuzuar hapjen e kapitullit 26 për kulturën dhe arsimin për shkak të mospajtimit me përkthimin e librave shkollorë. Kroacia është një ndër vendet e ish-federatës jugosllave që iu bashkuan Unionit.
“Ka ca gjëra që Serbia duhet t’i përmbushë gjatë rrugës evropiane. Mbrojtja e plotë e pakicave kombëtare është një nga këto çështje”, mësohet të ketë thënë ministri kroat për Punë të Jashtme dhe Çështje Europiane, Davor Ivo Stier.
Ky qëndrim i kroatëve që përbëjnë 1% të popullsisë në Serbi nuk është pritur mirë nga Serbia. Pak përpara largimit nga Brukseli, kryeminstri serb tha: “Serbia ishte shumë e durueshme por tani do të flasë ndryshe.”