06:19 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Integrimi i Shqipërisë, eksperti: Dëshira e zgjerimit është nga të dy anët, zgjedhjet testi i parë i vendit tonë

13:56 | 26/03/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Integrimi i Shqipërisë, eksperti: Dëshira e zgjerimit është nga të dy anët, zgjedhjet testi i parë i vendit tonë

Ekspert i çështjeve ndërkombëtare, Geron Kamberi i ftuar në studion e Fax News ka dhënë detaje në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Në intervistën e tij me gazetarin Albi Rakip, Kamberi është shprehur se integrimi i BE për në vitin 2030 tashmë është një dëshirë e dyanshme pasi edhe BE synon zgjerimin në bllokun e Evropës Juglindore.

“Në këtë rast procesi i integrimit të Shqipërisë në BE është një dëshirë e dyanshme. BE ka instrumentat dhe politikat e tij dhe nga ana tjetër është realizimi i politikës së vendeve kandidate. Në këto 20 vite me përjashtim të Kroacisë që u integrua në 2013 vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë pasur një ecuri të suksesshme. BE për të bërë të mundur shtrirjen në këtë rajon ka zgjedhjet Shqipërinë dhe Malin e Zi si dy vende që kanë bërë më shumë progress për të bërë të mundur integrimin e tyre në 2030 dhe mbylllja e negociatave në 2027. Mendohet se gjerat do të rrjedhin pa probleme për këtë rrugëtim dhe Shqipëria brenda 2027 duhet të mbylle të gjithë grup kapitujt. Dhe të prese me pas dhe draftin përfundimtar të traktatit të anetarësimit në 2030. Jemi në nivelin e hipotekave, por nëse do e marrim të mirëqenë sipas pikëpamjeve teknike Shqipëria duhet ta përmbyllë këtë rrugëtim”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai ka theksuar se Shqipëria ka nisur me hapjen e grup kapitujve të rëndësishëm dhe sipas tij testi i parë për këtë vit janë zgjedhjet.

“Procesi i integrimit evropian është një proces që ka nisur në 17 maj të vitit 1992 dhe nëse do e marrë antaresimin në 2030 do të thotë se çdo kush do të thoshte na u deshën shumë vite për këtë. Shqipëria do të kalojë testin e parë që janë zgjedhjet më pas duhet të flasim për hapat e tjera të dy vjeçarit që përfshihen shumë reforma dhe procesi i përafrimit të reformave, por ajo që shikojmë është se ka edhe një përshpejtim nga BE që brenda mandatit të ri të komisioneres të ketë një zgjerim në Evropën Juglindore”, është shprehur Kamberi

Kamberi ka theksuar se Shqipëria deri me tani ka hapur grup-kapitullin e 4 dhe grup-kapitullin e gjashtë dhe pret të hape grup kapitullin 2 dhe 3 pasi nuk ka një radhë por është në varësi të vlerësimit të komisionit evropian dhe grup kapitulli 1 është themelori.

 

Etiketa: geron Kamberiintegrimizgjedhjet
Pas

Milorad Dodik shkon në Izrael pavarësisht urdhërarrestit! Nisin hetimet për kalimin e kufirit nga presidenti i Republikës Srpska

Para

Vuçiç në Bruksel për negociatat

Para
Vuçiç në Bruksel për negociatat

Vuçiç në Bruksel për negociatat

 



Të Fundit

Argjentinë/ Rritet në 48 numri i viktimave nga fentanili i kontaminuar me baktere

“10-vjeçarë që duhen si 2-vjeçarë nga kequshqyerja”/ Situatë ferri dhe dëshmi tronditëse nga Gaza: Foshnjat vdesin nga mungesa e qumështit dhe fëmijët gërmojnë në plehra për 1 kafshatë

E rëndë në Lezhë/ Një 4-vjeçare rrëzohet nga pallati, transportohet te Trauma

Shkëndijë elektrike dhe shpërthim, çfarë ndodhi pak më parë në qendër të Shëngjinit

Frikë nga kriza dhe Donald Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Nesër samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, Shkupi me plan masash

“Je djallëzor”, Rama i përgjigjet Farage: Pse shifrat e tua janë të pavërteta

Video/Zjarr masiv në Rërëz të Patosit, flakët i afrohen banesave dhe depozitave të naftës

Enzo Maresca, trajneri i Chelseas, i pamëshirshëm ndaj FIFA-s…

Toka po rrotullohet më shpejt, vera me ditë më të shkurtra se zakonisht

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.