Është zhvilluar këtë të hënë në orën 18:00 konferenca e katërt ndërqeveritare BE-Shqipëri, ku u hap grupkapitulli i dytë i negociatave, “Tregu i Brendshëm”.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Marta Kos, Komisionerja Evropiane për Zgjerim dhe Radosłaë Sikorsi, Ministër i Punëve të Jashtme i Polonisë, kryeministri Rama se Shqipëria do të vazhdojë të punojë me përkushtim për mbylljen e negociatave me BE deri në 2027.
Sikorsi tha se gruptkapitulli i hapur sot është jetik për Shqipërinë në aspektin ekonomik dhe përgëzoi vendin për përkushtimin e saj në rrugën drejt familjes së madhe europiane
Kapitujt që hapëm sot janë jetikë për integrimin ekonomik të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Reformat e nevojshme do të çojnë në përafrim ekonomik me BE-në. Përgëzojmë qeverinë Rama për përpjekjet tuaja në rrugën drejt BE-së. Dua të theksoj faktin që shumica e popullit shqiptar mbështet këtë rrugë drejt Bashkimit Evropian. Përgëzoj Shqipërinë që është një partnere e besueshme në fushën e sigurisë, si aleate e NATO-s dhe për mbështetjen ndaj Ukrainës. BE-ja është e ardhmja e mirë, e sigurt dhe e begatë, të cilën e kemi përjetuar në Poloni që prej vitit 2004″,- tha Sikorsi.
Grupkapitulli i II-të I negociatave përmban:
– Kapitullin 1 (Lëvizja e lirë e mallrave)
– Kapitullin 2 (Lëvizja e Lirë e Punëtorëve)
– Kapitulli 3 (E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime)
– Kapitulli 4 (Lëvizja e lirë e kapitalit)
– Kapitulli 6 (Legjislacioni për Shoqëritë Tregtare
– Kapitulli 7 (E drejta e pronësisë intelektuale)
– Kapitulli 8 (Politika e konkurrencës)
– Kapitulli 9 (Shërbimet Financiare
– Kapitulli 28 (Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit).
Në tetor të 2024-ës, gjatë kohës që Hungaria mbante presidencën e Bashkimit Europian, vendi ynë hapi zyrtarisht grupkapitullin e parë dhe më të rëndësishëm, atë të kapitujve “Themelorë”, që prekin drejtësinë, administratën dhe shtetin e së drejtës. Ndërsa pak javë më pas, më 17 dhjetor u çel grupkapitulli i marrëdhënieve me jashtë, me bisedimet për politikën e jashtme dhe sigurinë. Me konferencën e katërt sot bëhen 3 grupkapitujt, ndërsa mbeten edhe 3 të tjerë, konkurrueshmëria, Agjenda e Gjelbër dhe Qëndrueshmëria.