Ambasadorët e Bashkimit Europian duket se nuk do të presin më gjatë nga politika shqiptare për të parë rezultatet e ‘investimit’ të tyre në Shqipëri.
Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, e shoqëruar nga ambasadorët e Kroacisë, Greqisë, Italisë, Rumanisë, Spanjës dhe Suedisë, kanë shkuar sot në Shkodër, aty ku startuan “Javën e Europës”, ku kanë folur për integrimin e vendit në BE, investimet e huaja në Shqipëri, promovimin e vendit, pa harruar ‘thumbat’ e ambasadores franceze për çështjen e azilkërkuesve shqiptarë në Francë.
“Azilkërkuesit shqiptar kanë tejkaluar numrin e pritshëm. Kërkesat shqyrtohen sipas rasteve individuale. Jo të gjithë përfitojnë azil pasi janë shkelur të drejtat e azilkërkimit. Pati një reaksion zinxhir që prishi dhe imazhin e Shqipërisë.“-ka thënë ambasadorja franceze.
Vlahutin ka thënë se Bashkimi Europian do financojë projekte në Shkodër.
“Me Voltanën pamë çdo metër të këtij bregu liqenor duke imagjinuar çfarë mund të realizojmë këtu. Shkodra është pjesë e projekteve që do financohen nga Bashkimi Europian. Vij nga një qytet që ka pasur marrëdhënie të gjata me Shkodrën siç është Dubrovniku, ne do promovojme çdo gjë të bukur të Shkodrës dhe Shqipërisë.”-është shprehur Vlahutin.
Për më shumë shikoni fotografitë e sotme nga Shkodra:
(F.G/Faxweb.al)