I ftuar në studion e Fax News ditën e sotme ishte inxhinieri bio-mjekësor Ermand Mertenika. Për gazetarin Egon Loli ai foli mbi të rejat e fundit nga bota e teknologjisë, ku duket se inteligjenca artificiale është kryefjala e momentit në botë.
Mertenika thotë se sistemet e reja teknologjike, robotike po zhvillohen me ritme mjaft progresive. Inteligjenca Artificiale po aplikohet në shumë fusha dhe sektorë, si psh. në prodhimin e makinave apo në industrinë e rëndë. Aq më tepër thotë Mertenika, që po prodhohen robot prototip njerëzor, të cilët janë robot komercial.
Ermand Mertenika: Shohim që sistemet teknologjike, sisteme robotike, inteligjenca artificiale po zhvillohet në mënyrë mjaft progresive. Aktualisht është kthyer si kryefjala globale ku çudira të reja po dalin në çdo sektor të teknologjisë. Duke përfshirë sektorin e robotikës, përfshirjen e inteligjencës artificiale në sektorë qëndrorë. Aktualisht jemi të fokusuar të marrim informacione. Aplikimi i inteligjencës artificiale në botën e IT-së. Janë gjëra të rëndësishme, të cilat shpesh na atraktojnë. Aplikimi i inteligjecës artificiale në industri të ndryshme, kryesisht në automobilave, në industrinë e rëndë që po shohim se po zhvillohen. Aq më tepër që pikërisht, ka të bëjë me aplikimin e inteligjencës artificiale në prodhimin e humanoidëve, në prodhimin e robotëve prototip njerëzor të cilët janë robot komercial të cilët duken se po e konkurrojnë njerëzimin.
Risqet e këtyre zhvillimeve, sipas Mertenikës janë të mëdha pasi në këtë mënyrë robotët humanoidë po konkurrojnë njerëzimin. Kjo duket në uljen e numrit të punonjësve në shumë sektor.
Ermand Mertenika: Risqet janë të mëdha, sepse të konkurrosh njerëzimin nuk do të thotë që ta okuposh siç thotë Elon Musk që në 2030: Sistemet humanoide do të konkurrojnë njerëzimin. Konkurrimi i njerëzimit ka filluar në uljen e numrit të punonjësve. Sepse krijimi i sistemeve robotike në çdo sektor po sjell efektivitete të mëdha.
Në dallim nga inteligjenca artificiale, inteligjenca natyrale ka ndjenjë, emocione dhe organikë biologjike. Ndërsa inteligjenca artificiale funksionon në trajtë makinerie.
Ermand Mertenika: Inteligjenca artificiale po e dominon inteligjencën natyrale, por inteligjenca natyrale ka disa gjëra që inteligjenca artificiale nuk i ka. Ne kemi ndjenjën, kemi emocionet, kemi dhe organikën biologjike në të cilën i mendojmë më mirë gjërat. Kurse inteligjenca artificiale funksionon si një trajtë makinerie.