06:01 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Inteligjenca ruse akuzon Serbinë, Vuçiç po eksporton tërthorazi armë në Ukrainë

20:15 | 23/06/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Inteligjenca ruse akuzon Serbinë, Vuçiç po eksporton tërthorazi armë në Ukrainë

Shërbimi rus i inteligjencës pretendon se Serbia po eksporton tërthorazi armë në Ukrainë.

Municioni i prodhuar në fabrikat e mbrojtjes në Serbi, kryesisht për sisteme të rënda me rreze të gjatë veprimi, po u dërgohet vendeve anëtare të NATO-s në të mirë të Ukrainës, në formën e seteve të plota të pjesëve për montim, ka njoftuar shërbimi për media i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë.

“Kjo i mundëson Kievit që formalisht të pranojë pajisje të industrisë ushtarake që, në atë fazë, nuk janë më serbe, pasi montohen në fabrika armësh në vendet perëndimore. Montimi dhe mbushja e municionit bëhet kryesisht në Çeki dhe Bullgari”, thuhet në njoftimin e datës 23 qershor, të publikuar në faqen zyrtare të këtij shërbimi rus.

Në njoftim shtohet se, sipas të dhënave të siguruara nga inteligjenca e jashtme ruse, “ushtria ukrainase është shumë mirënjohëse ndaj prodhuesve serbë të armëve dhe municionit për kontributin e tyre në ruajtjen e gatishmërisë luftarake të forcave të armatosura të Ukrainës”.

Po ashtu thuhet se, sipas këtyre të dhënave, fabrika “Krushik” nga Valevo, në perëndim të Serbisë, ia ka shitur disa seri të mëdha setesh për montimin e raketave me kalibër 122 mm për sistemin raketor “Grad” kompanisë çeke “Policske Strojirny”. Ndërsa kompania “Eling”, sipas të njëjtit burim, i ka dërguar sete për prodhimin e të njëjtave raketa, si dhe minave me kalibër 120 mm, kompanisë bullgare “EMKO”.

Në komunikatë theksohet se prodhuesit serbë të armatimit dhe pajisjeve ushtarake “janë të vetëdijshëm për konsumatorët e vërtetë të produkteve të tyre”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi më 23 qershor se Serbia ka ndaluar eksportin e armëve. Deklarata e tij vjen në kulmin e konfliktit mes Izraelit dhe Iranit. Gjatë një deklarate për gazetarët, Vuçiç u ndal edhe te akuzat për eksport të municionit drejt Ukrainës.

“Pasi kemi parë që (municioni) është shfaqur në Ukrainë, në të dyja anët po ankohen të dyja palët. Dhe mënyra e vetme për të ndryshuar këtë është që të them: për një kohë, i gjithë municioni shkon vetëm në depot tona ushtarake”, tha Vuçiç.

Pas

Altin Nonaj: Sulmi ndaj Iranit nuk ndodhi pa miratimin e SHBA, Izraeli nuk do ta ndërmerrte i vetëm

Para

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

Para
Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

 



Të Fundit

Tërmet me magnitudë 3.4 godet Fushë-Krujën, ndjehet edhe në Tiranë

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.