03:11 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Intensifikohen bombardimet/ Izraeli urdhëron të gjithë palestinezët të largohen nga qyteti i dytë më i madh i Gazës

08:30 | 11/07/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Gjitha
0
Intensifikohen bombardimet/ Izraeli urdhëron të gjithë palestinezët të largohen nga qyteti i dytë më i madh i Gazës

Izraeli i ka urdhëruar të mërkurën të gjithë palestinezët të largohen nga Qyteti Gaza në veri, në një kohë kur duket se bombardime në territorin e rrethuar palestinez janë përshkallëzuar.

Izraeli thotë se është duke i ndjekur pjesëtarët e Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – të cilët janë duke u rigrupuar në pjesë të Gazës që ishin bombarduar në fillim të luftës.

Sulmet e mëdha izraelite nëpër Gazë në ditët e fundit, si pasojë e të cilave janë vrarë dhjetëra njerëz, mund të kenë për qëllim ta rrisin trysninë ndaj Hamasit gjatë bisedimeve për armëpushim.Ndërmjetësit nga SHBA-ja, Egjipti dhe Katari janë duke mbajtur takime me zyrtarët izraelitë në Katar, për bisedime në përpjekje për ta arritur një marrëveshje armëpushimi.

Izraeli e nisi luftën në Gazë si përgjigje ndaj një sulmi nga Hamasi në jug të Izraelit më 7 tetor, ku u vranë 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe u rrëmbyen rreth 250 të tjerë. Prej atëherë, lufta izraelite në Gazë i ka vrarë më shumë se 38.000 palestinezë, gjysma e të cilëve fëmijë dhe gra, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.

Lufta gjithashtu ka shkaktuar dëme të jashtëzakonshme dhe ka nxitur një krizë të madhe humanitare në Gazë.Izraeli thotë se më shumë se 120 pengje po mbahen ende në Gazë, pasi më shumë se 100 të tjerë u liruan gjatë një armëpushimi të shkurtër në nëntor. Sipas tij, rreth 40 pengje kanë vdekur dhe druhet se më shumë do të vdesin me vazhdimin e luftës.

Bisedimet për armëpushimin kanë ngecur kohë pas kohe për shkak të kërkesës së Hamasit që çdo marrëveshje të përfshijë përfundimin e luftës.

Kryeministri Netanyahu ka ofruar ndërprerjen e përkohshme të luftimeve, por ka thënë se lufta nuk do të mbarojë derisa Izraeli ta shfarosë Hamasin dhe t’i kthejë të gjitha pengjet që po mbahen nga grupi militant.

Etiketa: GazaHamasi
Pas

Vatër zjarri edhe në Klos, terreni i vështirë nuk lejon ndërhyrjen e zjarrfikëses

Para

“Të mbrojmë Europën përballë kërcënimit rus”/ SHBA do të vendosë në Gjermani raketa me rreze të gjatë veprimi

Para
“Të mbrojmë Europën përballë kërcënimit rus”/ SHBA do të vendosë në Gjermani raketa me rreze të gjatë veprimi

“Të mbrojmë Europën përballë kërcënimit rus”/ SHBA do të vendosë në Gjermani raketa me rreze të gjatë veprimi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatikani zbardh bisedën e Papës me Putinin, ja çfarë i kërkoi Ati i Shenjtë presidentit rus

Arabia Saudite merr masa për të parandaluar vdekjet nga nxehtësia gjatë Haxhit 2025

Rusia sërish mesazh Vuçiçit: Serbia i kupton rreziqet e rënies së armëve të tyre në duart e Kievit

Treni përplas makinën në Gjermani, humb jetën shoferi

Çështja e detit, ministri Hasani flet për “Kathimerinin”: Të vendosur ta zgjidhim, pjesë e një dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv

Kremlini akuza Perëndimit për përfshirje në “sulme terroriste” ndaj civilëve në Rusi

ZYRTARE/ Xhuljo Tabaku rinovon kontratën me Vorën

Protesta në Sofje, kundër anëtarësimit në eurozonë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në Shqipëri

Milani mbush arkën, shet futbollistin më të mirë të sezonit, thyen edhe transferimin e Kaká

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.