Një grua shtatzënë dhe vajza e saj 14-muajshe mbetën të vrara nga një sulm ajror izraelit, pasi dhuna ndërkufitare pranë Gazës vazhdon të intensifikohet.
U plagosën 13 palestinezë të tjerë ashtu sikurse 2 djem të rinj të moshë 22 dhe 25 vjeç mbetën gjithashtu të vdekur nga plagët e mëdha.
Militantët palestinezë hodhën mbi 200 raketa drej Izraelit ditën e djeshme, ndërkohë që pati një përgjigje po aq të dhunshme dhe nga ana e këtij shteti.
Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha se vajza e vogël, Seba Abu Arar, u vra kur një nga sulmet ajrore goditi shtëpinë e saj në qytetin lindor. Nëna e saj shtatzënë, 37 vjeç, u plagos rëndë dhe vdiq më vonë në spital.
“Aeroplani izraelit lëshoi një raketë afër shtëpisë dhe goditi fëmijën e varfër”, tha halla e Seba.
“Ajo ishin ulur në oborr në shtëpinë e saj me nënën , tha Abu Nidal Abu Arar, një i afërm i viktimave.
Në Izrael pati gjithashtu shumë të dëmtuar. Nga autoritetet u raportua për plagosjen e e një të moshuare 80-vjeçare, një burri 50-vjeç si dhe një adoleshenti.
Ushtria izraelite akuzoi xhihadin islamik të mbështetur nga Irani për nxitjen e raundit të fundit të dhunës duke plagosur ushtarët dhe civilët.
I dërguari i OKB-së për Lindjen e Mesme, Nickolay Mladenov, tha se Kombet e Bashkuara po punojnë me Egjiptin për të rivendosur qetësinë dhe i bëri thirrje të gjitha palëve të të rivendosin një armëpushim.
(j.b/faxweb.al)