Inter dhe Napoli fituan ndeshjet e tyre ditën e sotme në Serie A.
Të parët që luajtën ishin napoletanët që fituan pa probleme në fushën e Salernitanës me rezultatin e pastër 0-2. Raspadori dhe Elmas ishin autorët e golave në triumfin e skuadrës së Rudi Garcias.
Më pas ishte rradha e zikaltëve që mundën jo pa vështirësi Atalantën në Bergamo. Calhanoglu nga penalltia dhe Lautaro Martinez ishin autorët e trimufit të ekipit të Inzaghit. Ndërsa Scamacca shkurtoi diferencën për bergamskët.
Pas këtyre sfidave, Inter mbetet i pari me 28 pikë pas 11 javëve kampionat. Napoli nga ana tjetër renditet në vendin e katërt me 21 pikë.