Interi ka marrë një fitore të rëndësishme mbrëmjen e djeshme teksa ka mposhtur Atletico Madrid në sfidën e parë të 1/16-ave në Champions League.
Zikaltrit iu falën kambëve të Marco Arnautovic i cili në minutën e 79′ dërgoi topin në rrjetë pasi goditja e Lautaros u prit nga portieri Oblak, austriaku përfitoi dhe shënoi golin e fitores. Në këtë takim mesfushori shqiptar Kristjan Asllani nuk u preferua nga tekniku Inzaghi.
Kështu Inter hedh një hap të rëndësishëm për çerekfinale, por më parë i duhet të përballet në Madrid me Atleticon aty ku do të jetë një sfidë e zjarrtë.