Inter-Juve vendos rekordin e shitjes së biletave. Në pritje të ndeshjes së fundjavës, decisive për të dyja skuadrat italiane, janë shitur të gjitha biletat në San Siro.
Sipas drejtuesve të klubit zikaltër janë shitur 78 328 bileta, për një shumë totale më shumë se 5 milionë euro, që përbën edhe rekordin e shitjeve në Serie A dhe në Itali. Interi e ka bërë njoftimin nëpëmjet një postimi në Twitter.
“Me 75328 spektatorë, për Inter-Juve nuk ka më bileta. Më shumë se 5 milionë përfitimet, duke vendosur një rekord absolut në futbollin italian. Faleminderit Inter Fans”, shkruhet në komunikatën e klubit zikaltër.
Me këtë shumë të re, Inter vendosi rekordin aksolut të vendosur piëkrisht 1 vit më parë, më 15 prill në derbin me Milanin, ku u arrit shifra 4.8 mlionë euro.