Interi ka prezantuar ditën e sotme, përforcimin e ri, Gagliardini.
Transferimi i tij i kushtoi 22 milionë euro skuadrës milaneze.
Mesfushori italian u shpreh i lumtur që nënshkroi me ekipin e Interit, ndërkohë që do të mbajë veshur fanellën me numër 5.
“Është ditë e rëndësishme për karrierën time dhe dua të jap gjithçka për këtë fanellë. Kam zgjedhur Interin sepse ka një histori të jashtëzakonshme dhe është skuadra që më ka dëshiruar më shumë”, ishin fjalët e para të Gagliardinit.
Gagliardini ka kryer stërvitjen e parë dhe do të jetë i gatshëm për Stefano Piolin nga ky vikend.