“Asnjë të re për Lukakun!”. Me këto fjalë, drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka dribluar gazetarët që e kanë pyetur mbi mundësinë e transferimit të sulmuesit belg në ekipin e Contes, ndërsa Interi ndodhet në Azi për të luajtur miqësoret e verës në turneun International Champions Cup.
Por, sipas “Sky Sport UK”, oferta e zikaltërve për futbollistin ka mbërritur: 45 mln euro, bonuse të përfshira, për pesë vitet e ardhshme. Praktikisht, 9 mln euro në sezon.
Ndërkohë, duhet gjetur akordi me Manchester United dhe palët për momentin janë shumë larg, pasi Interi ka mbërritur deri në 65-70 mln euro, ndërsa United kërkon të paktën 85 mln euro për belgun.
Për Conten, Lukaku është i domosdoshëm dhe nëse nuk do të transferohej te zikaltërit, sigurisht që zhgënjimi do të ishte i madh.