Dy skuadrat e Milanos kane shperdoruar mundesite per sigurimin e 3 pikeve ne fazat vendimtare te Seria. Interi ka barazuar 2-2 ne ndeshjen kunder Parmes, gjitheashtu dhe Milani ndaJ Fiorentines ka barazuar 2-2.
Interi ka shpërdoruar një shans të artë për të vijuar i pashqetësuar luftën për titull kampion. Zikaltërit, të cilët të martën do përballen me Bayernin në Champions, pjesën e parë kundër Parmës e mbyllën në avantazh 0-2 me golat e Darmian dhe Thuram. Në pjesën e dytë, të besuarit e Inzaghit nënvlerësuan dhe u ndëshkuan 2 herë nga Bernabe dhe Ondrejka. Pavarësisht se Interi tentoi për gati 25 minuta, në fund mbeti i pandryshuar rezultati 2-2, teksa si titullarë në këtë ndeshje u aktivizua Kristjan Asllani. Të hënën, në përballjen me Bolognan, Napoli ndjekës ka mundësin ta dërgojë diferencën me Interin kryesues në 1 pikë.
Në La Liga Real Madrid ka dështuar përballë Valencias, që humbi 1-2 dhe ka shumë gjasa që ti kushtojë shtrenjtë në luftën për titull. ‘Galaktikët’ fituan shpejt një penallti me Mbappe, por Vinicius Junior gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Megjithatë në harkun e pak sekondave, goli do të vinte nga kahu tjetër, me Valencian që kaloi në avantazh me Diakhabyn. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta u barazua nga Vinicius Junior.
Pas golit Reali pati disa shanse të arta për të përmbysur, por gjëmën do ta bënte Valencia që lufton për të mos rënë nga La Liga. Në minutën e 95 Duro realizoi golin që do të dërgonte në delir miqtë, duke siguruar një 3 pikësh jetik.
Përfundon 2-2 sfida e zhvilluar në “San Siro” mes Milanit dhe Fiorentinës, e vlefshme për javën e 31-të të Serie A: një pikë për secilën skuadër që vlen pak për ambiciet europiane të Conceição-s dhe Palladino-s.
Skuadra vjollcë e nisi shumë fort dhe pas vetëm 10 minutash ishte në avantazh 0-2, falë një autogoli nga Thiaw (i shkaktuar nga një aksion i bukur i Gudmundsson) dhe golit të zakonshëm nga Kean.
Megjithatë, kuqezinjtë nuk dorëzohen: ngushtojnë diferencën me Abraham në mesin e pjesës së parë dhe barazojnë në të dytën me Jovic.
De Gea dhe Maignan ishin ndër protagonistët kryesorë të mbrëmjes, me pritje spektakolare në një ndeshje të pasur me raste dhe spektakël. Në minutën e 89-të, Dodo shënon për 3-2, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Zona Champions mbetet ende larg për të dy skuadrat.