Deri në ndeshjen me Udinezen javën e kaluar ku regjistroi humbjen e parë, Interi po tregonte një formë mjaft të mirë në ‘Serie A’ duke u konfirmuar si një nga kandidatët kryesorë për fitimin e titullit.
Por zikaltërit duket se nga humbja më Udinezen, një kundërshtarë shumë poshtë krahasur me nivelin e tyre, duket se nuk e kanë marrë veten. Këtë të shtunë ata janë mposhtur edhe nga Sassuolo me reazultatin minimal 1-0 në transfertë.
Facinelli e shënoi golin e vetëm në ndeshje dhe të fitores për vendasit në minutën e 34-të.
Inter pati rastin ta barazojë rezultatin ne fillim të pjesës së dytë, por kapiteni i skuadrës, Mauro Icardi, si rrallë herë dështoi nga pika e bardhë.
Keshtu Interi ka ndodhet tani në vendin e tretë në kuotën e 40 pikëve dy më shumë se Roma por që ka dy ndeshje më pak të luajtura, ndërsa sonte do përballet me Juvendtusin.
Kështu Interi duket se ka filluar rënien nga kreu i tabelës ku ndodhej vetëm para dy javësh. Në vendin eparë është Napoli me 45 pikë. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post